Lajme

Kryeministri i Pakistanit i drejtohet Perëndimit: Nuk jemi skllevërit tuaj, që të bëjmë çfarë doni ju me Rusinë


Kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, i ka dhënë një goditje të fortë kërkesës së liderëve perëndimorë, për ta shtyrë atë që të dënojë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.

“Çfarë mendoni ju? Se jemi skllevërit tuaj…që do të bëjmë atë çfarë doni ju?”, tha Khan në një adresim publik, duke iu referuar kërkesës së perëndimorëve.

Pakistani, ka qenë një aleat i kahershëm i vendeve të oksidentit. Por, në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ata votuan abstenim kundrejt rezolutës së Shqipërisë, për të dënuar agresionin rus.

Po ashtu, Khan ka përmendur edhe faktin se Bashkimi Evropian, nuk e ka sanksionuar Indinë, për veprimet që ka bërë në Kashmir – një zonë e kontestuar e me luftime mes Pakistanit dhe Indisë.

Ndaj, për Khan, vuajtja kryesore e pakistanezëve, ka ardhur për shkak të perëndimorëve.

Rrjedhimisht, në çështjen mes Rusisë dhe Ukrainës, ai është rreshtuar në një pozicion më neutral.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore