Përballje

Kroacia arrin botërorin me fitoren përballë Rusisë, falë golit të rusëve…


Ndeshjet e mëdha zgjidhen nga incidente të vogla, dhe kështu ndodhi edhe në atë mes Kroacisë dhe Rusisë.

Kjo ndeshje do të përcaktonte skuadrën që arrin në Katar 2022 nga grupi H.

Rusia e nisi ndeshjen me 22 pikë, dhe atyre ju konvenonte barazimi për të arritur kualifikimin.

Kroacia me 20 pikë, medoemos duhej të fitonte për të arritur kualifikimin direkt, dhe jo nga faza play-off.

Rusia luajti pikërisht për barazim, dhe lojën e bëri për mrekulli deri në minutën e 81-të.

Kroacia luftoi shumë, por asnjë futbollist kroat nuk arriti të vesh petkun e heroit.

Në fakt, një petk u vesh, dhe ishte ai i njeriut më të ‘urryer’ në Rusi.

Pas një kaosi në zonë, topi ra në këmbët e Fedor Kudryashov, i cili pa mundësi të reagojë, shtyu gabimisht topin në rrjetën e tij.

Me fushën e mbushur me shi, shndrriti gëzimi i finalistëve të botërorit të vitit 2018, që arritën kualifikimin në një tjetër botëror.

Sllovakia siguroi kualifikimin me fitoren e thellë 0-6 kundër Maltës, kurse e katërta përfundoi Sllovenia me po aq pikë sa Sllovakia.

Me nga pesë pikë në dy vendet e fundit përfunduan Qipro dhe Malta.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore