Kosova

Kosovë: KQZ, nis verifikimin e aplikuesve jashtë vendit


Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë, ditën e hënë, vazhdoi procesin e verfikimit të aplikuesve, të cilët regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Me qëllim zbatimin e Vendimit dhe Udhëzimit, KQZ-ja ka vendosur në funksion qendrën e thirrjeve telefonike.

Sipas KQZ-së, janë hapur 25 linja telefonike. Thirrjet telefonike, do të realizohen nga zyrtarët e KQZ-së.

Numrat në dispozicion, janë të publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së Kosovë.

Më herët është  njoftuar se regjistrimi për votim jashtë Kosovës do të niste nga data 13 janar dhe do të përfundojë më 21 janar.

Në këtë afat të përcaktuar nga KQZ-ja, aplikimi për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës mund të bëhet përmes këtyre mundësive: kodit postar të KQZ-së; fax-it të KQZ-së dhe përmes ndonjërës nga e-mail adresat e Shërbimit Votues të KQZ-së. /AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore