Lajme

Kosovë: 40 raste të reja me COVID-19


Ilustrim

Numri i të infektuarve vjen nga 1 mijë 39 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar gjithsejtë 31 persona.

Raste aktive me COVID-19, janë gjithsejtë 650.

Brenda 24 orëve të fundit, në Kosovë janë vaksinuar gjithsej 351 persona.

Ndërkaq, 901 mijë e 138 persona janë vaksinuar me dozën e parë, teksa numri i të vaksinuarve me të dy dozat ka arritur në 819 mijë e 597.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore