Lajme

Kosova falënderon Japoninë për përkrahjen në luftimin e COVID-19


Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi në takim të ngarkuarin e ri me punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi priti në takim të ngarkuarin e ri me punë pranë Ambasadës së Japonisë në Kosovë, Keisuke Yamanaka.

Latifi bëhet e ditur se e uroi Yamanakan për detyrën e re dhe e falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të Japonisë për sistemin shëndetësor, veçanërisht në përgjigjien kundër COVID-19.

“Japonia vazhdon të jetë një nga partnerët më të fuqishëm të Kosovës në shëndetësi dhe për këtë u jemi shumë mirënjohës, theksoi Ministri Latifi, duke shprehur njëherësh gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit bilateral në fusha me interes të përbashkët, si në atë të trajnimit postdiplomik për studentët e mjekët tanë të rinj, si në Kirurgji e në fushat tjera mjekësore.” thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë të postuar në llogarinë zyrtare në Facebook.

Tutje, bëhet e ditur se Yamanaka ka konfirmuar përkushtimin për nxitjen dhe fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve miqësore ndërmjet Japonisë dhe Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore