Sport

Kosova dhe Japonia, bashkëpunojnë për zhvillimin e sportit


Zëvendësministrja e Ministrisë së Kulturës Rinisë dhe Sportit së Republikës së Kosovës, Daulina Osmani, ka zhvilluar takim me Presidentin e Këshillit Sportiv të Japonisë, Ashidate Satoshi dhe Drejtorin e Departamentit të Informacionit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Takahiro Waku.

Osmani bashkë me Satoshi-n dhe Waku-n kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes dy shteteve në fushën e sportit.

Ata po ashtu kanë shtjelluar tema për projektet e përbashkëta të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin e kapaciteteve profesionale të trajnerëve dhe instruktorëve sportivë.

Imazhe nga takimi.Mes tjerash, gjatë bisedës është folur edhe për mundësitë e ndarjes së eksperiencës në menaxhimin dhe mirëmbajtjen e objekteve sportive, furnizimin me pajisje sportive të nevojshme për zhvillimin maksimal të sportistëve si dhe organizimin e garave sportive.

Imazhe nga takimi.

Presidenti i Këshillit Sportiv të Japonisë, Satoshi dhe Drejtori i Departamentit të Informacionit dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Waku, e uruan Osmanim për arritjet në sportin e xhudos, ku Kosova fitoi dy medalje të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Në këtë takim zëvendësministrja Osmani u shoqërua edhe nga Arbër Mehmeti, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Kosovës në Japoni.

Ndryshe, Kosova ka treguar sukses për sa i përket medaljeve të fituara në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.

Ky sukses erdhi falë arritjeve të dy xhudisteve kosovare, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova të cilat fituan medaljet e tyre të arta në këtë garë botërore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore