Shqipëria

Korridori 8: Xhaçka niset drejt Brindisit për takimin katërlateral


Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, është nisur drejt Italisë ku pritet të marrë pjesë në takimin mbi rëndësinë e Korridorit 8, që organizohet në Brindisi.

Në takimin ku janë të pranishëm edhe Ministrat e Jashtëm të Italisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë do të diskutohet rreth përpjekjeve të përbashkëta e të koordinuara për zhvillimin e përshpejtuar të infrastrukturës së Korridorit të 8.

Korridori 8 Pan-Evropian përbën një nga projektet prioritare për të katër vendet e përfshira, Shqipërinë, Italinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe përfshirja e tij në rrjetin evropian të transportit ka qenë një nga synimet kryesore të qeverive respektive.

Ndërtimi i tij do të bëje të mundur lidhjet rajonale, fqinjësinë e mirë, zhvillimin ekonomik, udhëtimin e shpejtë për njerëzit, bizneset dhe mallrat. Korridori 8 vlerësohet si një projekt i rëndësisë strategjike edhe për BE-në dhe NATO-n.

Synimi kryesor është afrimi i Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian, duke krijuar një ndërlidhje dhe bashkëpunim më të ngushtë mes vendeve të rajonit.

Ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, nënvizoi rëndësinë e kësaj nisme gjatë një konference për pjesëmarrës në një takim, duke kujtuar edhe marrëveshjen e fundit trepalëshe të mbajtur në Ancona me Kroacinë dhe Slloveninë.

Ky takim synonte të promovonte një qendër strategjike për logjistikën midis Evropës dhe Azisë, duke trajtuar çështje thelbësore si zhvillimi i portit, siguria detare dhe mbrojtja e mjedisit.

Gjatë takimit, vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore, duke pasur parasysh shtimin e flukseve të parregullta migratore përgjatë rrugës ballkanike.

Angazhimi i qeverisë italiane në zonën e Ballkanit dëshmon rëndësinë strategjike që ka ky rajon për Italinë dhe për Evropën në tërësi.

Nëpërmjet nismave të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të sigurisë, synohet promovimi i zhvillimit dhe stabilitetit të Ballkanit Perëndimor, duke kontribuar në procesin e afrimit me Bashkimin Evropian.

Korridori 8: Tajani, në Brindisi më 27 korrik për një samit me Shqipërinë, Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore