Shqipëria

Komisioni për “TIMS-in”, Gogu: PS ka një plan hetimor


Nënkryetari i Komisionit Hetimor për çështjen e të dhënave të TIMS, Toni Gogu, u shpreh se ekspertët në këtë fazë kanë qasje të ndryshme procedurale lidhur me Planin Hetimor.

Sipas tij, Partia Socialiste ka një plan hetimor e ka edhe votat.

“Por po presim siç thotë ligji që ekspertët të propozojnë. Në këtë moment ata kanë dy qasje procedurale”.

Sipas Gogut, kryetari i Komisionit Ervin Salianji, e ka “çuar në drejtim të paditur këtë komision”.

Ndërkaq, Salianji tha se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është jashtë juridiksionit të shtetit, pasi prej tre ditësh nuk kthen përgjigje.

Komisioni u ngrit me kërkesën e Partisë Demokratike dhe ka në fokus hetimin e rrjedhjes së të dhënave nga sistemi TIMS.

Për hetimin parlamentar janë kërkuar dokumente dhe informacione shtesë nga një sërë institucionesh shtetërore si Kryeministria, Ministria e Brendshme, Shërbimi Informativ Shtetëror, SPAK dhe Trupi Diplomatik i akredituar në Shqipëri.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore