Lajme

Hoti solidarizohet me Mehmetajn: Do t’i bashkohem çdo proteste në mbrojtje të fjalës së lirë


Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, deklaroi se solidarizohet me kryeredaktorin e Albanian Post, Lirim Mehmetaj, i cili u ftua nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në cilësinë e të pandehurit për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” pas një kallëzimi penal të dorëzuar nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet.

Duke theksuar se gjuha e urrejtjes së pjesëtarëve të LVV-së, veçanërisht gjatë kohës së gjatë të qëndrimit në skajet e opozitës, nxiti trazira dhe rebelim të qytetarëve në mbarë vendin, ai nëpërmjet një postimi në “Facebook” të mërkurën, njoftoi se është gati t’i bashkëngjitet çdo proteste në mbrojtje të fjalës së lirë, duke shtuar demokracia duhet të mbrohet me çdo kusht.

Alergjia e Qeverisë së Kosovës ndaj shtypit të lirë

“Unë jam me gazetarin Lirim Mehmetaj. Unë do t’i bashkohem çdo proteste që i del në mbrojtje atij dhe të tjerëve që flasin lirshëm, që flasin sipas bindjeve të tyre. Demokracia duhet të mbrohet, jo vetëm me mbështetje në rrjete sociale. Ne nuk guxojmë të mbyllim sytë para këtyre veprimeve”, shkroi deputeti i LDK-së, duke vlerësuar lart kontributin e gazetarit Mehmetaj.

E për këtë çështje reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejave të Njeriut (KMLDNJ). Përderisa për AGK-në rasti Mehmetaj është alarm për demokraicinë, ftesa e prokurorisë në KMLDNJ u cilësua në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes, por gjithashtu përndjekje e motivuar politike.

Prokuroria paralajmëron hetim mbi rastin Mehmetaj: Prokurorja mund t’i ketë tejkaluar kompetencat jashtëligjshëm

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore