Lajme

Prokuroria paralajmëron hetim mbi rastin Mehmetaj: Prokurorja mund t’i ketë tejkaluar kompetencat jashtëligjshëm


Ilustrim

Prokuroria Themelore në Prishtinë njoftoi nëpërmjet një komunikate për shtyp të mërkurën se në çështjen e kallëzimit penal ndaj kryeredaktorit të Albanian Post, Lirim Mehmetaj, do të analizohen dhe vlerësohen veprimet e prokurores së rastit që mund t’i ketë tejkaluar kompetencat jashtëligjshëm.

“Megjithatë, në situatën konkrete, Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, do të analizoj veprimet e prokurores së rastit për këtë çështje dhe do të vlerësoj nëse eventualisht ka tejkalim të kompetencave që nuk janë në përputhje me ligjin”, u tha në njoftimin e prokurorisë.

Reagimi i Prokurorisë Themelore në Prishtinë erdhi pas ftesës që u dërgua të martën në adresën e kryeredaktorit të Albanian Post për veprën penale “nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” pas dorëzimit të një kallëzimi penal ndaj Mehmetaj nga pjesëtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet.

Në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet ndër të tjera se Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar për respektimin e lirisë së shprehjes dhe të drejtave të tjera të njeriut të cilat janë të garantuara në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet në fuqi. E për këtë çështje reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), duke e cilësuar alarm për demokraicinë.

“Derisa AGK është në pritje të informacioneve zyrtare, thirrja e tillë ndaj një gazetari është alarm për një shoqëri demokratike, siç pretendon të jetë Kosova. AGK-ja do të kërkojë informacione zyrtare dhe do ta ndjekë nga afër të enjten këtë zhvillim të pashembullt të sistemit të drejtësisë në Kosovë”, u tha në reagimin e AGK-së pas ftesës së prokurorisë për Mehmetajn.

Për këtë çështje reagoi të mërkurën edhe Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejave të Njeriut (KLMDNJ), duke e cilësuar ftesën e prokurorisë në bazë të një kallëzimi penal nga anëtarë të partisë në pushtet, jo vetëm në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe lirinë e shprehjes, por gjithashtu përndjekje të motivuar politikisht dhe kombëtarisht.

“KMDLNJ kundërshton fuqishëm zbatimin e standardeve të dyfishta ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj duke e konsideruar si përndjekje të motivuar politikisht dhe kombëtarisht për t’ia pamundësuar hulumtimin dhe bërjen publike të së vërtetës për një të kaluar kompromituese të një pjese të regjimit aktual”, nënvizoi KMLDNJ në një komunikatë për shtyp.

“KMDLNJ e sheh të domosdoshme miratimin e një Ligji të Lusracionit të Figurave Publike për t’u sqaruar e kaluara dhe për t’iu hequr mundësia që personat e komprometuar politikisht dhe kombëtarisht të bartin poste publike”, u tha në komunitë, ndërsa rasti Mehmetaj krahasohet me përndjekjet politike kundër shqiptarëve të Kosovës në ish-Jugosllavi.

“Deri atëherë, mbetjet e riinkarnuara nga e kaluara do të sajojnë këso raste për ta mbajtur peng të kaluarën duke e sajuar të tashmën dhe të ardhmen sipas nevojave të tyre. KMDLNJ solidarizohet me Lirim Mehmetajn dhe të gjithë ata ndaj të cilëve zbatohen standardet e dyfishta”.

E kallëzimi penal ndaj kryeredaktorit të Albanian Post erdhi pas kritikës që ky i fundit ia bëri deputetit të pushtetit, Dimal Basha, i cili, duke akuzuar partitë opozitare për bllokimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ofendoi qyetarët e rajonit të Drenicës. Mehmetaj e cilësoi “fashist” deputetin Basha, i cili pastaj dorëzoi kallëzim penal në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Për “terroristin” e shkronjave, Lirimin, për Albinin dhe Rukijen, Albulenën dhe Dejonën e dashur

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore