Lajme

Për “terroristin” e shkronjave, Lirimin, për Albinin dhe Rukijen, Albulenën dhe Dejonën e dashur


Që në krye të këtij shkrimi, më duhet të theksoj disa gjëra. Në rradhë të parë, Rukije Shasivari, prokurorja me dinjitet profesional te munguar e partisë së Albin Kurtit ka bërë një gabim jetësor me ftesën dërguar në adresë të gazetarit më të mirë në Kosovë, Lirim Mehmetaj.

Këtë ftesë ajo e ka nisur jo vetëm pa asnjë bazë ligjore, por me motive të pastra politike për ta frikësuar gazetarin Lirim Mehmetaj pas denoncimeve të njëpasnjëshme të mallverzimeve të pushtetit.

Për këtë përndjekje politike ndaj Lirimit, ajo nuk do të mbetet pa përgjigje dhe ballafaqim. Në këtë zbardhje fytyrash, Rukije Shasivari do braktiset nga padronët e saj, ashtu siç janë braktisur me rradhë të tjerët para saj.

Në rradhë të dytë, Albin Kurti e ka tërësisht gabim nëse mendon se i frikëson gazetarët me përndjekje të porositura politike, atëherë kur nuk mund t’i korruptojë me zarfa të bardhë në emër të bashkëpunimit me strukturat e sigurisë dhe inteligjencës vendore.

Hajduti i vogël në krye të organeve të sigurisë është lakuriq, pavarësisht budallenjëve që çon çdo ditë për përcjellje me makina dhe nëpër kafene.

Nuk kam dashur asnjehëherë të merrem me njerëzit e Vetvendosjes me emra të përvetshëm, por po përgjigjem shkurt se kush janë këta që janë në këtë valle politike.

Shkurt kjo është ajo që dua të them;
Në rast se dikush do t’i përgjigjet drejtësisë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit është vetë Albin Kurti me gjithë skllevërit e tij të cilët prej dy dekadash janë burimi kryesor i gjuhës së urrejtjes në vend.

Pak ditë më parë, u befasova kur një gjeneral i dalluar ushtarak si Hisen Berisha disi u step para një frikacaku si Salih Zyba, kur ky i fundit i tha ‘shuj, ti biri i komunistit’.

Meqë aty nuk e mori përgjigjen e duhur, shfrytëzoj këtë rast t’i kujtoj Albin Kurtit, të birit të Zaimit i cili njihet si një model i mashkullit te UNMIK-ut i nëpërkëmbur, se ai nuk mund ta kthej Kosovën në kohën kur luftoheshin ‘armiqtë e popullit’ nga gjyshi i nënkryetarës së VV-së, Mrika Limani.
Kosova nuk mund të kthehet më kurrë as në kohën e Nazmi Kursanit, as Xhevdet Hamzës, as Fadil Hoxhës.

Endrra e pakryer e axhallarëve të Albin Kurtit për një Mal të Zi të lidhur me Serbi do të prehet në rampën e pllazhës së nudistëve në Ulqin, ashtu sic do të bëhet e dukshme edhe krejt veprimtaria e një prokurore si Rukije Shasivari.

Lirim Mehmetaj nga kjo betejë do të dalë jo vetëm i pafajshëm, por edhe më i fortë si personalitet publik. Mirëpo shqetësimi kryesor këtu nuk është fati personal i tij.

Problemi është te përpjekja e VV-së për të dekurajuar fjalën e lirë duke i trajtuar shtjellimet e argumentuara si shprehje të nxitjes së urrejtjes, mosdurimit dhe përçarjes.

Vetë Albin Kurti, në një dokument të shkruar nga dora e tij sa ishte në opozitë, u kishte kërkuar skllevërve të tij që të gënjejnë sa më shumë, të shpërndajnë sa më shumë intriga dhe të bëjnë luftë speciale ndaj kundërshtarëve politikë.

Ajo që kishte nisur si një fushatë e egër lincuese në opozitë, me ftesën kundër Lirim Mehmetaj tashmë ka marrë përmasën e një përndjekje politike në pushtet.

Kronologjia e ngjarjeve të fundit tregon se këtu nuk kemi të bëjmë me një luftë të izoluar ndaj një gazetari të mençur, të ndershëm dhe dinjitoz, por me një përpjekje të organizuar të pushtetit për të luftuar me çdo mjet të mundshëm cdo kundërshtar politik, cdo njeri që në këtë vend guxon ta thotë të vërtetën, pavarësisht skemave të lincimit të disa njerëzve të poshtër si Dejona Mihaili e Arlind Manxhuka.

Pak ditë më parë, një deputete me shije të munguar dhe me fjali boshe e partisë kope të Albin Kurtit, u zu me preshë në dorë duke pranuar me mesazh telefoni edhe përmbajtjen e postimit nga Dejona Mihaili, për të sulmuar një gazetar si Ilir Mirena.

Ministrja e Drejtësisë, e cila është e rrethuar me fajdexhinjë e dëshmitarë të mbrojtur të Gjykatës Speciale në kabinetin e saj, u tall në mënyrë cinike me këtë skandal të tmerrshëm.

Albulena Haxhiu, e njohur në fillim të karrierës në garën e parë për deputete për shpërndarje të mbushjeve telefonike të cilat i merrte nga një njeri i saj, i cili atëherë punonte në një prej kompanive private telefonike në Kosovë, po ashtu e ka një pjesë të familjes së saj (nga burri) në burgje të Kosovës e Maqedonisë, për vepra të turpshme, natyrisht.

E njëjta grua, duke e keqkuptuar veten për një damë të madhe të qytetit, u pa duke pirë proseko në hapjen e një lokali në Prishtinë, prapa pronarit të cilit qëndrojnë personalitete të fuqishme nga bota e dyshimtë, në Kosovë e Shqipëri.

Për të qenë të saktë, në të njejtën ngjarje, u pa edhe Ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, i cili morri rrugën nga Shqipëria për të marrë pjesë në hapjen solemne të një biznesi privat në Prishtinë.

Për këtë pjesëmarrje të pakuptintë, ku dy Ministra të Drejtësisë defilojnë në sallonet e botës së dyshimtë, duhet të përgjigjen publikisht, pa u fshehur gjoja pas mbështetjes së bizneseve private.

Një grua e pacipë, e cila është rritur politikisht duke sharë, gënjyer nëpër debate televizike kundër njerëzve më të vyer të shoqërisë në Kosovë, nuk nguroi për tu tallur me mesazhin e Dejona Mihailit kundër Ilir Mirenës.

Kjo sjellje, natyrisht, jo vetëm që nxit klimën e sulmeve ndaj gazetarëve, por pastaj manifestohet edhe në përndjekje politike si kjo kundër Mehmetaj.

Të njëjtët kanë vënë në krye të RTK-së një të paditur si Rilind Gërvalla (dorën në zemer me një babë shunë të mirë) dhe në krye të KPM-së një partizane si Luljeta Aliu.

Të njëjtët mendojnë se mendimi politik në Kosovë duhet të formohet nga një shërbëtor i tyre si Shkelzen Gashi dhe se mund të shantazhojnë profesorët universitar nëpërmjet nipit të pronarit te DEA-s, Rron Gjinovcit.

Të njejtët mendojnë se duke e ndryshuar ligjin për KPM-në mund të shantazhojnë shpirtërat e lirë si Lirim Mehmetaj me metodën e frikësimit të përvetësuar nga modeli i Millosheviqit.

Ju të VV-së të jeni në dijeni;
E tërë familja e Lirim Mehmetaj kanë luftuar me armë në dorë në krye të Ushtrisë Clirimtare të Kosovës.

Në kohën kur shefi i Dejonës ishte dorëzuar në duart e policisë serbe pa asnjë trohë rezistence, kurse vetë Dejona tallej udhëve të botës me luftën kundër imperializmit.
Familja e Lirim Mehmetaj i kishte dhënë dëshmor tokës së Kosovës në luftën e ëndrrës për Kosovën e Lirë.

Në vend se të përgjigjet Lirim Mehmetaj para një gruaje të marrë peng si Rukije Shasivari, Albulena Haxhiu duhet t’i sqarohet opinionit publik personalisht që përzihet në shumë cështje të tjera të drejtësisë kosovare.

Më shumë sesa një cështje qëndrimesh personale, ky është një problem politik i stimulimit të klimës së lincimit dhe luftës ndaj gazetarëve në Kosovë.

Në fund, ashtu sikurse mesazhi i Dejona Mihailit, ftesa për paraqitjen e Lirim Mehmetajt në Kosovë zbulon ëndrrën e VV-së për ta kthyer Kosovën në kohën e praktikave të denoncimeve të Zaim Kurtave në Rilindje.

Ata e kanë kthyer VV-në në një parti të kontrolluar nga komiteti qëndror i partisë.

Tashmë është parë publikisht se sa i përket VV-së, deputetet e zgjedhur nga një popull i mashtruar me premtimin për bashkim kombëtar të ngulur në dialogun me Serbinë, janë thjeshtë marionta të një sherbëtore kokëulur të Albin Kurtit.

Po ashtu, tashmë është dëshmuar se çdo sulm i kryer nga anëtarësia e partisë të birit të Zaimit është i kryer në mënyrë të organizuar, porositur me urdhër të vetë Albinit.

Sidoqoftë, Albini, Albulena, Dejona dhe vegla e tyre Rukije Shasivari, duhet ta kuptojnë se edhe po i fituan 99% të votave në këtë vend, as JUL-i i Miramarkovicit nuk kthehet nëpërmjet Faruk Mujkës, as nuk mund t’i ngrenë monumete vetes me leje të Hamdi Vraniçit nëpërmjet Erzenit të tij.

Lirim, meqë institucionet e drejtesisë janë produkt i lirisë dhe luftës, bëhu krenar që troket dhe respekton drejtësinë.

Ne nuk e mohojmë atë, përkundrazi i japim rastin që mos të turpërohet nga logjika millosheviqiane e një prokuroreje me emrin Rukije.

Ne besojmë në drejtësi, sepse sistemin nuk e bën vetëm Albini me Dejonën dhe dama e restoranteve, Albulena.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore