Sport

Historike, katër trajnerë gjermanë në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve


Një moment historik për trajnerët gjermanë, edicioni 2020/21 i Ligës së Kampionëve. Për të parën herë në historinë e Ligës se Kampionëve, në fazën e çerekfinaleve do të jenë katër trajnerë me kombësi gjermane.

Ndërsa u përmbyllë raundi i 16-të në Ligën e Kampionëve, dolën dhe ekipet e kualifikuara për në fazën e çerekfinaleve. Bayern Munich, Borussia Dortmund, Chelsea, Liverpool, Manchester City, Real Madrid, PSG dhe Porto janë ekipet që kaluan më tej.

Nga tetë ekipet e mbetura në garë, katër prej tyre drejtohen nga teknikë gjermanë. Përkatësisht, Bayern-i drejtohet nga Hansi Flick-u, Dortmund-i nga Edin Terziç-i, Chelsea nga Thomas Tuchel-i dhe Liverpool-i nga Jurgen Klopp-i.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore