Lajme

Haradinaj: “Kurti u zu i mbështjellë me batanije në një veturë me serbë të BIA-s”


Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Udhëheqësi i AAK-së, Ramush Haradinaj

“Unë kam pasur informata, qe 10 vite”, filloi rrëfimin e shkurtër Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

“Që Kurti është ndaluar njëherë në Dollc, duke shkuar në Klinë, në një makinë private, të një serbi nga Beogradi”.

“Me tabela të Beogradit, ku kanë qenë brenda vetëm serbë”.

“Ka qenë Kurti, i mbuluar me batanije, që të mos njihet nga jashtë, ndërsa brenda ka pasur edhe pjesëtarë të BIA-s”.

“Raporti është zyrtarë, ekziston në Polici”, ka treguar Haradinaj, duke shtuar se për këtë ekzistojnë prova zyrtare.

“Policia tash frikësohet ta nxjerrë, për shkak të situatës” ka shtuar më tej Haradinaj në një emision në Kanal 10.

Këto akuza se Kryeministri Kurti mund të ketë lidhje me shërbime të caktuara serbe, Haradinaj thotë se po i përsëritë pas disa qëndrimeve të çuditshme të kreut të qeverisë.

“Pastaj kur i kam parë disa qëndrime të kryeministrit Kurti, e kjo i bie që nuk i kam parë vetëm unë por i kanë parë edhe ata që nuk ia qitën votën, që është një numër i madh i njerëzve”.

“Unë e kam pa rastin kur tha si e trajtoj Kosovën për kriminel të luftës, ‘si Serbinë’”.

Haradinaj citon kryeministrin të ketë thënë në Kuvend se “ne kemi në institucione e në forca politike, kriminel të luftës”.

“Më fal z.Kurti”, thotë Haradinaj, “si ka mundësi me qenë edhe çlirimtar edhe kriminel?”

“O ke bërë luftë çlirimtare o ke bërë luftë kriminale, të paktën mos më barazo me Serbinë. Ke dyshime, më qo në gjykatë këtu por jo të më barazosh me Mlladiç-a e me atë se çfarë kanë bërë tek ne”, ka shtuar më tej ish Kryeministri Haradinaj.

“Kishte shumë momente që ky vërtetë e dëshmoi se ka probleme serioze”.

Haradinaj, kujtoi pyetjen parlamentare që i bëri kryeministrit në Kuvend, para disa muajsh, “trego kush po të mbanë peng, kujt po i jep llogari?”, duke  arsyetuar se këtë veprim nuk e bëri për të dëmtuar Kurtin, por për ta ndihmuar.

“Edhe pyetja që ja kam shtruar atëherë, nuk ka qenë me e nxënë këtë ngusht, ka qenë t’i paralajmëroj të tjerët që mendojnë se mund ta mbajnë peng, se ne i djegim letrat, i djegim kartat, e shpëtojmë veten dhe kjo ka ndodhur çdo herë”.

“Nuk është marre me i bë ato veprime në dobi të tij e të popullit tonë e të vendit tonë”, ka thënë më tej Haradonaj.

Haradinaj foli edhe për aksionin në Veri, për targat e dialogun.

“Nëse VV donte me bë kiametin me mbrojtë kufirin e Kosovës, mos me u ndërru kufijtë me Serbinë, VV po e zhvendos krejt Kosovën në një hartë tjetër”.

“Mënyra si u sill me dialogun duke i ikur Amerikës e duke u bërë bashkë me BE-në, mënyra se si u soll me gazin, po e qon Kosovën në pozicione të tjera, jo në ato gjeo-strategjike çfarë i kemi pasur ne tradicionalisht me Amerikën”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore