Shqipëria

Gramsh/ Pyje me cannabis, arrestohet inspektori i shërbimit pyjor


Një inspektor i Shërbimit Pyjor në Bashkinë e Gramshit ka rënë në prangat e policisë pasi janë gjetur të kultivuar fidanë të lëndës narkotike canabbis sativa, në dy pyje.

Pas inspektimeve në fshatin Vidhan dhe në Lemnush, janë gjetur këto kultura në dy pyje.

A.Z., 52 vjeç, është arrestuar pasi është kapur në flagrancë. Kjo, në kuadër të një aksioni policor për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. Në gjendje të lirë ndërkaq, janë proceduar penalisht dy kryepleqtë e fshatrave.

Kapja e tyre në flagrancë u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative.

Materialet i kanë kaluar ndërkaq Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore