Lajme

Gjykata e Fixhit vendos, SHBA-të mund të konfiskojnë jahtin e oligarkut rus


Superjahti Amadea, që thuhet se është në pronësi të një oligarku rus, u ankorua në Queens Wharf në Lautoka. Fotografia: Leon Lord/Fixhi Sun/AFP/Getty Images

Gjykata e Lartë e Fixhit ka vendosur që qeveria amerikane mund të konfiskojë një superjaht, për të cilin besohet se i përket një oligarku rus.

Ky i fundit përballet me sanksione nga SHBA-të dhe Bashkimi Evropian, i cili është ankoruar në portin fixhian të Lautoka-s.

Gjykatësi Deepthi Amaratunga pranoi kërkesën e autoriteteve fixhiane për të regjistruar dhe zbatuar urdhër-arrestet e SHBA-ve për të kapur “Amadea-n”, e cila është ankoruar në Lautoka që nga 13 prilli dhe që besohet se i përket Suleiman Kerimov.

Ai konsiderohet një aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin.

Anija, me një ekuipazh prej të paktën 25 personash, u gjobit nga autoritetet fixhiane për shkelje të rregulloreve të imigracionit kur hyri në Fixhi në fillim të prillit pas një udhëtimi 18-ditor nga Meksika.

Mbrojtja pretendoi se jahti është në pronësi të Eduard Khudainatov, i cili nuk po përballet me sanksione.

Avokati mbrojtës Faizal Hanif, duke vepruar për pronarët e regjistruar të “Amadea-s”, “Millemaria Investment Ltd”, i kërkoi gjykatës të ndalonte vendimin, duke shprehur frikën se autoritetet amerikane do të lëviznin anijen nga Fixhi.

Gjykatësi tregoi se do të jepte një urdhër qëndrimi dhe do të insistonte që anija të qëndronte në Fixhi gjatë periudhës 30-ditore të apelit.

Fixhi – ndodhet në Oqeani – i është bashkuar dënimit të gjerë të pushtimit rus të Ukrainës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore