Lajme

Gjermania shpreson të përdorë sistemet e mbrojtjes ajrore të Izraelit


Shitja e sistemit mbrojtës izraelit te forcat gjermane është kthyer në një temë diskutimi mes ministrit të Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, dhe homologut të tij amerikan, Lloyd Austin.

Kjo pasi, ajo  përfaqëson një nga marrëveshjet më të mëdha të mbrojtjes në historinë izraelite, duke arritur kështu në një shumë prej 3 miliardë eurosh.

Gantz-i foli me Austin-in në lidhje me zhvillimet për këtë propozim.

Marrëveshja shënjon herën e parë që një sistem i shitet një klienti ndërkombëtar.

Gjermania për veç interesimit të saj për sistemin mbrojtës izraelit, do të blejë gjithashtu raketa amerikane të llojit Patriot tokësore dhe ajrore, si pjesë e marrëveshjes 3 miliardë euro.

Gjermania ka kërkuar që sistemi i parë “Arrow” të jetë funksional në vend deri në vitin 2025.

Sipas një raporti në faqen e lajmeve izraelite “Çalçalisteçh”, kompania e industrisë së avionëve amerikanë, “Boeing”, do të jetë përgjegjës për prodhimin e pjesëve të caktuara të avionëve.

Çfarë është sistemi i shigjetave?

Arroë-3, është një nga sistemet më të avancuara të mbrojtjes ajrore të Izraelit, i aftë të përgjojë raketa në lartësi mbi 100 kilometër si dhe me një rreze deri në 2 mijë e 400 kilometër.

Sistemi u krijua nga kompania e avionëve dhe anijeve kozmike, “Israel Aerospaçe Industries”.

Blerja e sistemit pritet të jetë pjesë e zhvillimit evropian të një programi të përbashkët të mbrojtjes ajrore të quajtur “Iniciativa Evropiane e Mburojës së Qiellit”.

Programi do të përfshijë 14 vende anëtare të Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Berlini po synon të krijojë një sistem evropian të mbrojtjes ajrore përmes blerjes së përbashkët të pajisjeve të mbrojtjes ajrore dhe raketave nga vendet evropiane.

Sistemi do të përballonte kërcënimet në një distancë të afërt si dronët si dhe kërcënimet me rreze të mesme dhe të gjatë si raketat.

Lufta në Ukrainë ka nxitur qëndrimin e NATO-s duke rritur ndjeshëm buxhetin mbrojtjes.

Ata shpresojnë qe Washington-i do të japë dritën jeshile për shitjen e “Arroë-3” në Berlin.

Pas pushtimit rus të Ukrainës, Gjermania e rriti buxhetin e saj të mbrojtjes në dy për qind të produktit të brendshëm bruto (PBB).

Ata gjithashtu do të krijojnë një fond special prej 100 miliardë eurosh për të përmirësuar me shpejtësi forcat e armatosura.

Nga ana tjetër, Izraeli do të luajë një rol kyç në ndihmën për ndërtimin e forcave të Gjermanisë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore