Lajme

Francë/ Gjobiten gratë që veshin burkini në pishina


Autoritetet franceze kanë gjobitur një grup prej pesë grash, të cilat kishin hyrë në një pishinë publike në Grenoble, të veshura me burkini – rroba banje që mbulojnë të gjithë trupin.

Sipas policisë, sapo ato hynë në kompleksin Jean Bron, i cili drejtohet nga autoritetet e qytetit, përgjegjësi i pishinës nxori notarët e tjerë nga uji.

Gratë janë pjesë e një lëvizjeje anti-islamofobi të quajtur “Aleanca e Qytetarëve”, që kundërshton ndalimin e burkinit në të gjithë Grenoble-n.

Burkinit janë të ndaluar nga shumë pishina në Francë, për arsye të sigurisë dhe higjienës.

“Ne kërkojmë të drejtën për të zgjedhur rrobat e banjës”, deklarojnë ato.

Shumica e pishinave në Francë, po ashtu, ndalojnë pantallonat e shkurtra të gjera për burrat.

Grupi postoi një video të një gruaje që arrin të futet në pishinë bashkangjitur një komenti, duke thënë se ata “nuk iu bindën rregullimit diskriminues, duke u larë me rroba banje të zgjedhura prej tyre”.

“Ne po kërkojmë të drejtën për të zgjedhur rrobat e banjës, pavarësisht nëse mbulojnë, me mëngë të gjata, mëngë të shkurtra apo edhe topless”, tha grupi.

Ato vazhduan protestën e tyre jashtë portave të pishinës me 30 gra, të cilat bllokuan hyrjen për rreth dy orë.

Annabelle Bretton, nënkryetarja e Bashkisë së Grenoble-s, tha se demonstruesit u larguan nga vendi “qetësisht dhe pa dhunë”.

Dënimi

Gratë, të cilat morën pjesë, u ndaluan gjithashtu të hyjnë në pishinat publike për dy muaj.

Vitin e kaluar, ministria e Brendshme Franceze u dha fund të gjitha subvencioneve për lëvizjen protestuese të Aleancës së Qytetarëve, duke thënë se veprimet e saj ishin “luftarake” dhe skualifikoi grupin nga fondet publike.

Burkinit kanë qenë një çështje e diskutueshme në Francë. Kjo që nga zgjedhjet kombëtare të vitit 2017, kur partitë e krahut të djathtë bënë thirrje për një ndalim të kësaj veshjeje dhe bënë fushatë kundër hixhab-it që vishet në vende publike.

Demonstrata e kësaj jave pason një demonstratë të ngjashme të qershorit 2019, kur gratë nga i njëjti grup u dëbuan nga e njëjta pishinë.

Florian Philippot, një deputet francez i ekstremit të djathtë, u shpreh asokohe se duhet një reagim me vendosmëri ndaj këtij “grushti islamik”.

Eric Piolle, kryetari i Gjelbër i Grenoble, i cili po kandidon për zgjedhjet presidenciale që vijnë në prill të vitit të ardhshëm, i ka shkruar kryeministrit francez, Jean Castex, për një sqarim në rang kombëtar lidhur me këtë çështje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore