Shqipëria

Faruk Fatih Özer po “mbrohet” nga mafia shqiptare, sipas mediave turke


Sipas lajmit të “CNN Turk”, mësohet se Faruk Fatih Özer, themeluesi i kripto-valutës Thodex, po mbahet i fshehur në Shqipëri nëpërmjet ryshfeteve kundrejt ish-administratorëve vendorë dhe mafias shqiptare.

Sipas burimeve nga “Demiroren News Agency” (DHA), Faruk Fatih Özer, shefi i arratisur i shkëmbimit të kripto-monedhës me emrin Thodex, i kërkoi motrës së tij Serap Özer të gjitha dokumentet e kompanisë në 18 prill dhe iku në Shqipëri dy ditë më vonë.

Serap Özer, e cila u ndalua për tu hetuar, tha në deklaratën e saj se vëllai i saj Faruk Fatih Özer kërkoi një raport piraterie të kompanisë në 18 prill, 2021, dokumente në lidhje me rastet e kompanisë, bilancin dhe dokumentet e buxhetit. Özer shkoi jashtë vendit me këto dokumente dhe miliona dollarë në kripto-valutë që fitoi duke mashtruar 400 mijë njerëz.

Sipas të dyshuarve, dëshmia e të cilëve u mor gjatë hetimit, 5 drejtuesit e ndërmarrjeve që ishin në arrati ishin të vetëdijshëm se Özer do të shpëtonte.

Megjithëse Özer tha se ai shkoi jashtë vendit me qëllimin për të gjetur një partner të huaj, konsiderohet se ai vendosi të arratisej pas hetimit të filluar nga Zyra e Kryeprokurorit Publik të Stambollit.

Pas sinjalizimit të Interpolit, sipas mediave turke Policia shqiptare kishte mundur ta shpëtonte Özer nëpërmjet ryshfetit, pas ndjekjes dhe monitorimit të kryer në bashkëpunim me 4 ekipe policie nga Turqia.

U vu re se Özer ishte fshehur në këmbim të ryshfetit drejt ish-administratorëve lokalë dhe mafias me ndikim në Shqipëri. Nuk ka ende asnjë provë që Özer është larguar nga Shqipëria, kështu që mendohet se ai ende fshihet në këtë vend.

Policia Shqiptare

Sipas CNN Turk është mësuar se policia shqiptare kreu një hetim gjithëpërfshirës për arrestimin e Ozer-it. Të gjithë ata që kishin kontaktuar qëkur ai hyri në vend u ndoqën dhe informacioni që vinte në linjat e denoncimit u vlerësua menjëherë.

Theksohet se Özer nuk përdor asnjë pajisje komunikimi teknologjik dhe se ka shokë rreth tij që e udhëzojnë atë se ku do të shkojë dhe me kë do të takohet.

Fotot në Tiranë

Ndërkohë, ndërsa përpjekjet për kapjen e Faruk Fatih Özer vijojnë, janë zbardhur disa foto të tij. Në fotografi, Özer shihet duke hyrë në hotelin ku po qëndronte në Tiranë. U përcaktua që personi me xhup të kuq pranë Ozerit ishte një shtetas shqiptar, ai që e priti në aeroport dhe e çoi në hotel. Ky person ështe në kërkim, midis të dyshuarve nga policia shqiptare.

Deklarata e Policisë së Shtetit

Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, të gjitha njësitë e policisë janë vënë në lëvizje për të lokalizuar nëse biznesmeni turk ndodhet në Shqipëri apo jo.

Burimet zyrtare për Albanian Post ende nuk e përforcojnë lajmin e CNN Turk se Ozer gjendet në Shqipëri dhe nuk ka asnjë dëshmi të ndonjë lëvizjeje të mundshme. Sipas tyre, Policia e Shtetit në bashkëpunim me agjenci të tjera nga rajoni po punojnë për gjetjen dhe kapjen e tij. Për kapjen e tij Interpoli ka angazhuar Policinë në Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovë.

Kjo, për shkak të Kodit të Kuq, Faruk Fatih Ozer ka vënë në punë të gjitha njësitë e vendeve ku Interpol-i mendon se Ozer mund të ketë lëvizur.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore