Euro 2020

Fakte dhe statistika për përballjen mes Francës dhe Hungarisë


Ndeshjet e fundit të raundit të dytë të Euro 2020 fillojnë në orën 15:00 me duelin mes Francës dhe Hungarisë.

Dueli mes këtyre dy ekipeve do të luhet në “Puskas Arena”, në Budapest, ku stadiumi do të jetë i stërmbushur me tifozë, pasi Hungaria lejon kapacitetin maksimal të fansave në stadium.

Franca dhe Hungaria ndodhen në Grupin F, së bashku me Portugalinë dhe Gjermaninë.

Portugalia i prinë grupit me tre pikë, dhe Franca ndodhen në pozitën e dytë me po aq pikë.

Radhitja e Grupit F në Euro 2020

Kampionët e botës kishin fituar ndeshjen e parë përballë Gjermanisë me rezultat 1:0, ndërsa Hungaria janë në kërkim të pikëve të para pasi humbën ndeshjen përballë Portugalisë me rezultat 3:0.

Hungaria dhe Franca janë përballur shtatë herë gjatë historisë, ku kishin një barazim dhe nga tre fitore të dy skuadrat.

Por, duelin e fundit e kishin fituar Franca në vitin 2005 me rezultat 2:1.

Skuadra e Francës duke festuar pas golit përballë Gjermanisë

Franca është një nga kombëtaret më të suksesshme në Kampionatin Evropian, e cila e ka fituar dy herë dhe kanë qenë finalist në Euro 2016.

Francezët kanë qenë pjesë e kampionatit evropian nëntë herë, ndërsa Hungaria vetëm tre herë më parë.

Hungaria në ndeshjen e parë pëballë Portugalisë

Sipas “Transfermarkt”, Franca janë ekipi i dytë më i shtrenjtë pas Anglisë në Euro 2020, ku francezët kanë një vlerë prej 1.03 miliard eurosh, ndërsa Hungaria me një vlerë shumë më të vogël prej 74.50 milion eurosh.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore