Lajme

Dronët kamikazë iranianë të përdorur nga Rusia: Çfarë janë dhe si funksionojnë?


Është quajtur arma “demokratike” sepse edhe vendet “më të vogla” mund ta përdorin atë.

Dhe është me kosto relativisht të ulët.

Bëhet fjalë për protagonistët dron-kamikaze të sulmeve në qytetet e Ukrainës.

Moska, pas muajsh konflikti, ka parë rënien e rezervave të saj të raketave.

Ka përdorur mijëra dhe dëshiron të mbajë një pjesë të tyre për të ardhmen sepse nuk e di se çfarë kthese mund të marrë lufta.

Kështu u kthye te një aleat i volitshëm, Irani. Kështu ka siguruar qindra avionë zbulues Shahed 136 dhe Mohajer, ndoshta të “dislokuar” së bashku me instruktorë të shumtë të Pasdaran-ëve.

Mjetet kanë qenë shoqërues të atyre ruse dhe u treguan efektive, veçanërisht për vazhdimin e fushatës së terrorit.

Fluturojnë me 185 kilometra në orë, kanë një rreze prej 1 mijë e 800 kilometrash (ndoshta edhe më shumë), mund të lëshohen nga kamionë, nuk kanë ngarkesa të mëdha shpërthyese, por megjithatë janë një kërcënim konkret për infrastrukturën, për zonat urbane, për termocentralet apo depozitat.

Edhe nëse nuk janë të sofistikuara dhe mjaft të zhurmshme, ato bëhen tinëzare nëse përdoren “në tufë”, pra me një numër të madh copash. Sepse kështu ngopin mbrojtjen e rezistencës.

Kievi përdor luftëtarë, topa të shpejtë dhe madje edhe raketa portative për t’i rrëzuar, por mburoja nuk është e mjaftueshme dhe i ka kërkuar NATO-s ta përmirësojë atë me pajisje të reja. Disa bateri kanë ardhur, për të tjera ende duhet të vinë.

Suksesi i Shahedë-ve është i lidhur edhe me përvojat e bëra nga iranianët në të kaluarën.

Dronët e sulmit janë testuar në terren, veçanërisht kundër objektivave në Arabinë Saudite dhe përgjatë rrugëve të naftës.

Ajatollahët i përdorën për të goditur objektet e naftës duke përdorur Jemenin dhe Irakun si pikënisje, sulme që mposhtën sistemet e mbrojtjes të kundërshtarit. Dhe tani skenari po përsëritet në Ukrainë.

Burimet e inteligjencës amerikane, sipas “Washington Post”, kanë argumentuar se regjimi shiit do të ishte i gatshëm të dërgonte armë të tjera, dronë me një kokë të madhe shpërthyese dhe raketa të afta për të arritur objektivat në 300-700 kilometra (Fateh 110 dhe Zolfaghar).

Vektorët këta, që gjithashtu janë vënë në dispozicion të milicive shiite në Lindjen e Mesme, të cilët i kanë “testuar” në fushat e tyre të kompetencës. Edhe pse nuk janë shumë të fuqishëm, arrijnë të influencojnë direkt në jetën e popullsisë që godasin.

Nuk është përjashtuar as fakti që Teherani të marrë teknologji në këmbim për të çuar përpara programe strategjike.

Marrë nga Corriere Della Sera me autor Guido Olimpio. Përshtatur për Albanian Post

Shpërthime të shumta në Kiev, raportohet për sulme me dron kamikazë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore