Sport

Dortmund-i bën ofertën e parë për mbrojtësin e Mainz-it


Borussia Dortmund është pranë nënshkrimit të mbrojtësit të Mainz-it, Jeremiah St. Juste-n. Holandezi aktivizohet në qendër të mbrojtjes.

Sipas “Allgemenie Zeitung”, verdhezinjtë raportohet se kanë dërguar një ofertë më të ulët se ajo çfarë pretendon Mainz-i për 24-vjeçarin, 15-20 milionë euro.

Drejtori Sportiv i Mainz-it, Christian Heidel-i, ka hedhur poshtë zërat mbi ofertën e Dortmund-it, duke thënë se “nuk ka asnjë ofertë nga BVB”.

Për mbrojtësin interesohen edhe Lazio me Bayer Leverkusen-in.

Në gusht të vitit 2019, gjermanët paguan 8 milionë euro për të nënshkruar Juste-n nga Feyenoord-i. Që nga ajo kohë, ai është paraqitur 60 herë me fanellën e Mainz-it, duke shënuar dy gola dhe ka dhuruar tre asiste.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore