Sport

Muriqi shënon ndaj Getafes, e mbyll sezonin në La Liga me shtatë gola të realizuar


Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, e ka shënuar golin e barazimit në minutën e 90-të kundër Getafes, derisa skuadra e tij ka fituar 2:1 në xhiron e fundit në La Ligën e Spanjës.

Ndryshe, Muriqi ka shënuar këtë kampionat shtatë gola dhe ka asistuar dy herë për skuadrën e tij e cila përfundoi sezonin në vendin e 14-të me 40 pikë.

Mallorca ka shpalosur interesimin e saj për të mbajtur Vedat Muriqin më gjatë në skuadër, pasi ai ka qenë një pjesë thelbësore për ta për dy sezonet e fundit.

 

Klubi spanjoll ka theksuar rëndësinë e Muriqit dhe kontributin e tij në suksesin e skuadrës në luftën për të mbetur në La Liga.

Por, ata kanë lënë gjithçka në duart e sulmuesit, raportojnë mediat në Spanjë. Muriqi i është përgjigjur zërave për largimin e tij të mundshëm nga Mallorca me deklarata besnikërie ndaj klubit.

Lojtari ka deklaruar se është i lumtur te Mallorca dhe se nuk do të mendojë të largohet nga skuadra nëse trajneri ose bordi nuk tregojnë ndryshe, diçka që duket se nuk po ndodh.

Kështu, e ardhmja e tij, të paktën në afat të shkurtër, duket e lidhur me klubin e Mallorca-s.

Pavarësisht deklaratave të Muriqit, janë shfaqur zëra për interesimin e klubeve të tjera, si Sevilla apo Atletico Madrid, për nënshkrimin e lojtarit.

Megjithatë, Muriqi e ka bërë të qartë se prioriteti i tij është të qëndrojë te Mallorca dhe se do të ishte i gatshëm të vazhdonte kontratën nëse i jepet mundësia, diçka që do të prishte planet e të dyja skuadrave për të marrë shërbimet e tij për 2024-25.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore