Stil

Diddy shet shtëpinë ku vdiq ish e dashura e tij – Kim Porter


Rep artisti, Diddy duket se po tenton të shpëtojë nga disa kujtime të së kaluarës, kështu ai shiti rezidencën ku vdiq bashkëshortja e tij e ndjerë, modelja dhe aktorja, Kim Porter.

Kim Porter dhe Diddy.

Diddy e nxori në shitje rezidencën e Toluca Lake në muajin tetor, me një çmim prej 7 milionë dollarësh amerikanë dhe tanimë një blerës serioz veç se është paraqitur.

Marrëveshja është në pritje dhe ka të ngjarë të mbyllet këtë javë, por shitja nuk është përfundimtare.

Rezidenca e shitur nga Diddy.

Rezidenca e madhe është 9 mijë e 655 metra katrorë dhe posedon 6 dhoma gjumi e 7 banja, duke përfshirë një pishinë dhe banjë me madhësi familjare, plus një fushë sportive.

Prona e mbyllur ndodhet në një gjysmë hektari në një nga rrugët më të famshme në Luginën e San Fernandos dhe fqinjët e famshëm përfshijnë Steve Carell, Billy Ray Cyrus, Viola Davis dhe Sia.

Kim Porter dhe Diddy.

Kim, një modele dhe aktore e njohur ishte bashkë me Diddyn për 13 vjet dhe dyshja kishin 3 fëmijë së bashku, dy vajza dhe një djalë.

Modelja, Porter u gjet e vdekur në shtëpi në nëntor të vitit 2018 në moshën 47-vjeçare, pasi humbi betejën me pneumoninë.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore