Sport

Dënohet gjyqtari që nuk pranoi golin e Ronaldos kundër Serbisë


Gjyqtari anësor holandez, Mario Diks, është dënuar nga Federata e Futbollit të Holandës, pasi që nuk sinjalizoi për golin e shënuar nga ylli portugez Cristiano Ronaldo.

Ronaldo shënoi gol “fantazmë” në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës, kundër Serbisë, por edhe pse topi kaloi vijën fundore, këtë gjë nuk e panë asnjë nga gjyqtarët.

Portugezi e shënoi këtë gol në minutat e fundit të lojës shtesë, atëherë kur rezultati ishte i barabartë 2:2.

Ky episod i hoqi mundësinë Portugalisë që të kryesojë e vetmja grupin A të eliminatorëve të Kupës së Botës “Katar 2022”.

Andaj, Sipas “Goal.com”, ekipi i gjyqtareve në Holandë e kanë larguar nga lista Mario Diks, për të ndarë drejtësinë në ndeshjet e Kampionatit Evropian që do të mbahet këtë vit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore