Sport

Jo vetëm Europa League, Atalanta tani synon një tjetër trofe evropian


Atalanta fitoi Europa League duke mposhtur Bayer Leverkusen me një rezultat të pastër 3-0, rezultat i një hat-trick të paharrueshëm të shënuar nga Ademola Lookman. Krahas suksesit të parë historik europian, klubi i Bergamos i dha vetes mundësinë për të arritur një tjetër sukses, duke shkuar në finalen e Superkupës së Europës 2024.

Ndeshja do të shohë Atalanta-n të përballet me Real Madrid-in ose Borussia Dortmund-in, të cilët do të garojnë në finalen e UEFA Champions League më 1 qershor në stadiumin “Wembley” në Londër.

Një ndeshje që tashmë vlen të paktën 3.5 milionë euro për klubin zikaltër dhe që mund të vlejë edhe 1 milion më shumë në rast triumfi.

Data e kësaj sfide tjetër  të madhe është e mërkurë, 14 gusht, me fillimin e caktuar për në orën 21:00. Vendndodhja e zgjedhur është Varshava, Poloni.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore