Stil

“Brutalizmi” trendi i ri në arkitekturën moderne


Përdorimi materialeve të cilat në ditët e sotme, siç janë betoni, që karakterizohet si brutal është trendi i ri në rritje në dizajnin e enterierit por jo vetwm pasi qw pwrdoret shumw edhe në fasadat e jashtme, që përfshinë përdorimin e materialeve të papërpunuara.

Çimento, graniti, mermeri e guri vullkanik janë disa prej shembujve se si materialet e tilla mund të përdoren për të krijuar pamje të bukura.

Ekspertët tregojnë se muret me pamje të çimentos dhe modelet e pllakave të dyshemesë ofrojnë qëndrueshmëri shumë të gjatë teksa janë relaksuese për syrin e njeriut nga pamja moderne që e ofrojnë, pavarësisht sa e pamundshme mund të duket kjo.

Modeli i hirtë, siç shihet në foton e mëposhtme, veçohet për pamjen unike kur përdoret në kombinim me dekoret e veta të cilat përfshijnë dizajne të nuancave mesdhetare të ngjyrave, një sharmë rifreskues i thjeshtë që mund të sillet në shtëpi.

Pllakat me pamje të betonit është hapësira mes pllakave, thuajse krejtësisht e padukshme, gjë e cila krijon pamje shumë të pastër të kësaj hapësire.

Modeli Koncept me format 120 me120 arrin ta theksojë këtë fakt.

Po ashtu, betoni është material me joshje të fuqishme esenciale, ku modeli me formatin 45 me 90 e shfaqë se si ngjyrat neutrale krijojnë pamje të një hapësire më të madhe.

Kombinimi mes drurit të mirë dhe dekor vintage, ju mund të krijoni një hapësirë të ngrohtë e tejet të rehatshme.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore