Lajme

Bilanc lufte në Kazakistan: Dhjetëra të vdekur, mijëra të plagosur – ndërhyn ushtria ruse


Bilancet e para në Kazakistan flasin për një demonstratë në limitet e luftës, pasi me dhjetëra protestues po raportohen të vrarë, sipas Agjencisë Franceze të Lajmeve (AFP).

“Associated Press” ka publikuar ndërkaq një shifër zyrtare të viktimave mes efektivëve në qytetin më të madh të Kazakistan-it – 12 oficerë.

Protesta mori përmasa kombëtare, ndërsa turmat vërshuan drejt ndërtesave publike dhe shesheve kryesore.

Mbrëmjen e 5 janarit u raportua për tetë efektivë policie të vrarë dhe qindra të plagosur.

Ndërkaq, në orët e para të së enjtes kanë mbërritur në Kazakistan edhe njësitë e avancuara të aleancës të vendeve ish-sovjetike.

Këto trupa janë pjesë e Forcave Kolektive të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).

Me të mbërritur ato kanë filluar të përmbushin detyrat e tyre në vend, raporton sekretariati i CSTO-së.

Sipas informacioneve, trupat ajrore ruse u bënë pjesë e forcave paqeruajtëse të CSTO-së të dërguara në Kazakistan.

Ndërtimi i 48-orëve të fundit

Protestuesit, fillimisht të zemëruar nga rritja e çmimit të karburantit në ditën e Vitit të Ri, kanë sulmuar dhe djegur ndërtesat publike.

Ata kanë brohoritur kundër shefit kazak të sigurisë Nursultan Nazarbayev, figura kryesore e shënjestruar nga protestuesit.

Nazarbayev ka ruajtur autoritetin e tij edhe me dorëheqjen nga posti i presidentit në vitin 2019 pas gati 30 vjetësh në pushtet.

Ish-presidenti 81-vjeçar, shihet ende gjerësisht si forca kryesore politike në Nur-Sulltan, kryeqyteti që mban emrin e tij.

Familja e tij besohet se kontrollon pjesën më të madhe të ekonomisë kazake, më e madhja në Azinë Qendrore.

Deklarata e Presidentit

Presidenti aktual i vendit, Kassym-Jomart Tokayev, premtoi të vepronte me “ngurtësinë maksimale” në mes të trazirave më të këqija prej më shumë se një dekade.

Tokayev hoqi gjithashtu nipin e Nazarbayev si “numri 2” në Komitetin e Sigurimit Shtetëror.

Kabineti gjithashtu dha dorëheqjen, por kjo nuk arriti të shuante demonstratat.

Tokayev adresoi në televizionin shtetëror pak para mesnatës thirrjen ndaj aleancës së shteteve ish-sovjetike, përfshirë Rusinë, për ndihmë në rivendosjen e rendit.

Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se organizata do të dërgojë paqeruajtës, në një deklaratë të publikuar nga agjencia ruse e lajmeve.

Tokayev pretendoi se trazirat u drejtuan nga “banda terroriste” që kishin marrë ndihmë nga vende të tjera të paspecifikuara.

Presidenti i Kazakistanit, Kassym-Jomart Tokayev

Protestuesit morën kontrollin e aeroportit në Almaty, qyteti më i madh i Kazakistanit, tha një burim i njohur me çështjen për Reuters.

Policia qëlloi mbi disa protestues në pallatin presidencial përpara se të arratiseshin.

Ata janë përleshur vazhdimisht me demonstruesit ditët e fundit, duke përdorur ujë në mot të ftohtë, gaz lotsjellës dhe granata tronditëse.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu edhe Rusia bënë thirrje për qetësi.

Kazakistani shpalli gjendjen e emergjencës në kryeqytet, qytetin kryesor dhe provinca.

“Largohu Plak!”

Megjithëse trazirat u shkaktuan nga rritja e çmimit të karburantit, turmat shprehën zemërimin e qartë ndaj ndikimit të vazhdueshëm të Nazarbayev.

Në qytetin e Aqtobe-s, disa qindra protestues u mblodhën në një shesh duke thirrur “Largohu Plak!”.

Një video e postuar në internet shfaqte policinë duke përdorur topa uji dhe granata trullosëse kundër protestuesve pranë zyrës së kryebashkiakut.

Një banor i Almaty-t i cili u përzie me protestuesit të mërkurën tha se shumica e atyre që ai takoi dukej se vinin nga periferitë e varfra të qytetit ose fshatrat dhe qytetet aty pranë.

Në sheshin kryesor po shpërndahej vodka dhe disa njerëz po diskutonin nëse do të shkonin drejt pazarit të qytetit apo një zone të pasur banimi për grabitje të mundshme, tha banori.

“Ka anarki të plotë në rrugë. Policia nuk shihet askund”, tha ai.

Pamjet e postuara në internet treguan protestuesit që këndonin poshtë një statuje gjigante prej bronzi të Nazarbayev, të lidhur me litarë në një përpjekje për ta rrëzuar atë.

Një grua që e postoi atë në Twitter tha se ishte filmuar në qytetin lindor të Taldykorgan-it.

Reagimet

Më herët gjatë të mërkurës, gazetarët e Reuters panë mijëra protestues që po bënin presion drejt qendrës së qytetit Almaty.

Forcat e sigurisë, me helmeta dhe mburoja kundër trazirave, hodhën gaz lotsjellës dhe granata blic.

Shefi i policisë së qytetit tha se Almaty ishte nën sulm nga “ekstremistët dhe radikalët”, të cilët kishin rrahur 500 civilë dhe kishin plaçkitur qindra biznese.

Netblocks, një faqe që monitoron lidhjen globale të internetit, tha se vendi ishte “në mes të një ndërprerjeje të internetit në shkallë kombëtare”.

Reputacioni i Kazakistanit për stabilitet politik tërhoqi qindra miliarda dollarë investime të huaja në industrinë e tij të naftës dhe metaleve.

Ministria e Brendshme tha më herët se ndërtesat qeveritare u sulmuan gjithashtu në qytetet jugore të Shymkent-it dhe Taraz-it gjatë natës.

Kazakistani është përballur me presionet në rritje të çmimeve.

Inflacioni po mbyllej me nëntë për qind nga viti në vit në fund të vitit të kaluar – niveli i tij më i lartë në më shumë se pesë vjet.

Disa analistë thanë se protestat vunë në dukje çështje më të rrënjosura.

Kremlini zyrtar tha se priste që Kazakistani, një aleat i ngushtë i Rusisë, të zgjidhte shpejt problemet e tij të brendshme.

Duke shprehur shqetësimin për situatën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, tha se akuzat ruse se për nxitje të SHBA-ve ishin “absolutisht të rreme”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore