Sport

Atletico Madrid-i gjen zëvendësuesin e Renan Lodi-t


Lojtari brazilian i Atletico Madrid-it, Renan Lodi, mund të largohet nga “Wanda Metropolitano” në verë. Manchester City pritet të jetë destinacioni i ri për 23-vjeçarin.

Lodi u ble nga Athletico Paranaense në qershorin e 2019 për diçka më shumë se 20 milionë euro, por nuk ka bindur teknikun, Diego Simeone. Megjithëse, vlera e kartonit të lojtarit tashmë ka kaluar në 30 milionë euro, sipas Transfermarket-it.

Me Atletico-n, Lodi është paraqitur në 73 ndeshje në të gjitha kompeticionet, nga ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar pesë asiste.

Vendin e Lodi-t te Atletico pritet ta marrë një prej talenteve të ekipit që aktualisht është i huazuar, Manu Sanchez-i. 20-vjeçari aktivizohet te Osasuna dhe është produkt i akademisë së Atletico-s.

Sanchez-i është aktivizuar në 15 ndeshje në La Liga këtë sezon me Osasuna-n, nga ku ka dhuruar edhe pesë asiste. Lojtari i Spanjës U21 po kalon momente të mira dhe kjo është arsyeja se përse Simeone mund të provojë ta ketë titullar te ekipi i tij.

Mario Hermoso tanimë e tregoi se mund të aktivizohet dhe në qendër, por edhe në krah të mbrojtjes dhe Sanchez-i pritet të ketë momentin e vetë për të treguar rendimentin përpara Simeone-s, që synon t’i nxjerri lojtarit një performancë edhe më të lartë se ajo që po tregon aktualisht.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore