Lajme

ATK-ja thotë se ka mbledhur “afro 50 milionë euro” më shumë se në katër mujorin e vitit paraprak


Administratën Tatimore e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), ka arritur të mbledh të hyra 47.7 milionë euro apo 17.7 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Lajmi është bërë i ditur nga ATK-ja përmes një komunikate për media.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Edhe në muajin nëntor Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përmes një komunikate për media kishte bërë të ditur se të hyrat tatimore kanë arritur shifrën prej 623.6 milionë euro.

“Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominoi inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milion euro apo 2.1%. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milion euro tatime. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 111.1 milion euro apo 21.7%”, thuhet në komunikatë të AAK-së.

Nga ATK-ja, performancën e të hyrave e kanë konsideruar si jashtëzakonisht të lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund të vitit.

Edhe më 26 tetor, në Kosovë për herë të parë ishte organizuar punëtoria ndërkombëtare për përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor, në ditën e dytë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore