Lajme

ATK: Të hyrat tatimore kanë arritur shifrën mbi 623 milionë euro


Administratën Tatimore e Kosovës.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se të hyrat tatimore kanë arritur shifrën prej 623.6 milionë euro.

“Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominoi inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milion euro apo 2.1%. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milion euro tatime. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 111.1 milion euro apo 21.7%”, thuhet në komunikatë të AAK-së.

Nga ATK-ja, performancën e të hyrave e kanë konsideruar si jashtëzakonisht të lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund të vitit.

“Vlerësim për rritje dyshifrore të të hyrave së fundi ATK ka marrë edhe nga raportet ndërkombëtare, si ai nga Komisioni Evropian dhe PEFA”.

“Në këto raporte theksohet se progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme, ATK & Doganë)”.

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Më 26 tetor, në Kosovë për herë të parë është organizuar punëtoria ndërkombëtare për përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor, në ditën e dytë ka marrë pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka shfrytëzuar rastin të lavdëroj punën e Administratës Tatimore të Kosovës për rritjen e të hyrave.

“Kjo performancë është rezultat i rritjes së inspektimeve dhe motivi për të paguar taksa nga ana e qytetarëve. Kur në institucione nuk ka korrupsion, rritet edhe besimi i qytetarëve. Iu uroj punë të mbarë e suksese”, deklaroi Kurti.

Pjesëmarrës ka qenë edhe ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili theksoi se bashkëpunimi i ATK-së me institucione të tjera ka sjellur rezultate pozitive.

“Ngjarje si kjo na mundësojnë avancimin e komunikimit. Ky bashkëpunim na ndihmon edhe në rritjen e efikasiteti në mbledhjen e tatimeve”.

Edhe drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj, potencoi se kanë shënuar progres në aspektin e të hyrave.

“Reformë që padyshim ka pasur te rritja e hyrave tatimore. Ne kemi miratuar planin strategjik për përmirësimin e mbledhjes së të hyrave. Shtytësit për mbledhje të borxheve janë niveli i ulët i inkasimit të borxheve, dhe rritja e stokut të borxheve”.

Murtezaj, theksoi se është krijuar edhe departamenti i mbledhjes së borxheve me qëllim që të ATK-ja të jetë më afër tatim paguesit.

Sipas tij, realizimi i një reforme kaq të madhe duhet të ketë “përfshirje të interesit nga fillimi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore