Stil

ASAP Rocky i dedikon një këngë Rihannas gjatë koncertit në Kanë


Këngëtarja e muzikës pop, Rihanna bëri një paraqitje surprizë në koncertin e partnerit të saj, ASAP Rocky në Spotify gjatë Festivalit së Luanëve në Kanë, të mërkurën mbrëma, ku ai vazhdoi ta quante atë “gruan e tij”.

Superylli – e cila tregoi barkun e rrumbullakosur me një fustan të zi e transparent, kishte arritur në koncert, pikërisht kur Rocky kishte filluar performancën e tij.

35 vjeçja, dukej krejtësisht e qetë ndërsa një mik i përkëdhelte barkun e saj përpara se të fillonte të këndonte këngët e të dashurit.

Ajo u shfaq veçanërisht e emocionuar kur burri i saj performoi “Sundress”, teksa filloi të vallëzoj me emocione, si dhe fytyra e saj u pushtua nga pozitiviteti, shkruan PageSix, transmeton AlbanianPost.

Megjithatë, ajo që e bëri me të vërtetë të buzëqeshte ishte kur rep artisti i bëri asaj një dedikim të ëmbël gjatë setit të tij të dytë, duke i thënë: “Do të doja t’ia kushtoja këtë këngë gruas sime të bukur”.

E pasi Rocky e përfundoi performancën, çifti më pas u shoqëruan me miqtë në zonën VIP, derisa thuhet se Rihanna ka vjedhur të gjithë vëmendjen gjatë gjithë qëndrimit në festë.

Pjesëmarrësit në pas ndejën e koncertit, përfshinin komedianin Tiffany Haddish, alumin “Bachelorette” Dale Moss, influencuesit Jake Shane, Tinx, David Dobrik dhe Cameron Dallas, si dhe aktorët e “Saturday Night Live” Chloe Fineman, Boëen Yang, Ego Nwodim dhe Mikey Day.

Përndryshe, Rihanna dhe ASAP janë prindër të djalit 1-vjeçar Rza, të cilin e mirëpritën në maj të vitit 2022. Manjati i grimit më pas njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë gjatë performancës së saj në pjesën e parë të Super Bowl në shkurt të këtij viti.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore