Lajme

Artistët shqiptarë bëhen bashkë në koncertin e muzikës klasike


Tre artistë shqiptarë, Inva Mula, Genc Tukiçi dhe Olen Çezari, do të bashkojnë “forcat” në një koncert të vetëm.

Lajmin e ka bërë të ditur Genc Tukiçi në median sociale Facebook.

Ata do të festojnë ribashkimin e tyre muzikor më datë 21 shtator 2021, në “Salle gaveau”.

Nata do t’i dedikohet muzikës klasike në qytetin e Parisit.

Në interpretimin e divës së muzikës klasike, Inva Mula, si soprano, Genc Tukiçit si pianist dhe Olen Çezarit në violinë, pritet një koncert i magjishëm.

Të ardhurat e koncertit të fundit që ka realizuar treshja shkuan në ndihmë të të dëmtuarve të tërmetit.

Soprano e famshme shqiptare, Inva Mula, e shoqëruar nga violinisti Olen Cezari dhe pianisti Genc Tukiçi zhvilluan një koncert në Teatrin Kombëtar të Zarës.

Koncerti u organizua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Kroaci, Agjencia Kombëtare Diasporës e Republikës së Shqipërisë dhe Këshilli i Pakicës Shqiptare të qytetit Zagrebit.

Këtë koncert e përshëndeti dhe ambasadori i Republikës së Shqipërisë, Riza Poda.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore