Përballje

Arsenal-i shënon fitore me aromë Champions-i


Skuadra e Arsenal-it po vazhdon të jetë në formë të mirë, teksa në ndeshjen e javës së 28-të në Premier Ligën angleze, kanë mposhtur në udhëtim skuadrën e Watford-it me rezultat 2:3.

Martin Odegaard zhbllokoi shifrat që në minutën e pestë, duke kaluar Arsenal-in në epërsi prej 0:1.

Vendasit reaguan shumë shpejtë, duke barazuar rezultatin gjashtë minuta më vonë, me golin e realizuar nga Cucho, por në minutën e 30-të, Bukayo Saka riktheu përsëri në epërsi londinezët.

Pjesa e parë përfundoi me rezultat 1:2, derisa me të filluar e dytë, ishte Gabriell Martinelli që shënoi golin e tretë për ‘topçinjtë’.

Tre minuta para se të përfundonte koha e rregullt, Moussa Sissoko i Watford-it ngushtoi shifrat në 2:3, por ky doli të jetë rezultati përfundimtar i ndeshjes.

Me këtë fitore, Arsenal-i ngjitet në vendin e katërt në tabelë me 48 pikë, derisa Ëatford zhytet në vendin e parafundit me vetëm 19 pikë të grumbulluara.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore