Shqipëria

Arrestohet punonjësi i FNSH-së për plagosje me dashje


Drejtoria Rajonale e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka arrestuar të premten e 27 gushtit në flagrancë punonjësin e policisë, Inspektor S.H., 50 vjeç.

Ky i fundit mbante detyrën e Trupës Operacionale në Repartin e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë.

Efektivi dyshohet për kryerjen e veprës penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/1 i Kodit Penal.

“Arrestimi i tij u krye pas kallëzimit të shtetasve A.LL. dhe R.LL., si dhe të dhënave dhe fakteve të administruara nga kryerja e hetimeve paraprake”, shkruhet në njoftimin e drejtorisë.

Ndërtimi i incidentit

Konkretisht, në orët e vona të mbrëmjes së datës 26.08.2021, punonjësi i policisë S.H. (jashtë detyre) është përfshirë në një konflikt fizik me kallëzuesit dhe si pasojë e veprimeve të dhunshme, për shkak të intimidimit me anë të uniformës së Policisë, ai i ka shkaktuar dëmtime të konsiderueshme shtetasit A.LL., 53 vjeç, si dhe frakturë në krah, shtetasit R.LL., 15 vjeç.

Materialet i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për hetime të mëtejshme.

SHÇBA-ja shton në deklaratën e saj se mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore