Lajme

Arrestohet gazetari spanjoll në Poloni, mund të jetë spiun rus


Një gazetar spanjoll është arrestuar në Poloni, pasi po kërkonte të kalonte kufirin drejt Ukrainës dhe kishte dyshime të mjaftueshme për të menduar se ai ishte në realitet një spiun rus.

I dyshuari është identifikuar si një agjent i Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake ruse dhe është aktualisht i burgosur në një institucion të sigurisë në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës.

Sipas njoftimit të Policisë polake, ai ishte me origjinë ruse.

Shërbimi i Sigurisë së Brendshme, ka lëshuar një deklaratë, ku thuhet se personi po ndiqte një operacion për të favorizuar interesat ruse.

Autoritetet spanjolle janë njoftuar po ashtu mbi këtë fakt dhe po punojnë me ato polake për zbardhjen e ngjarjes.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore