Pajisje

Apple publikoi funksionin e dërgimit të mesazhit përmes satelitit për iPhone 14


Apple po përpiqet t’u japë përdoruesve të iPhone një masë sigurie edhe kur ata ndodhen në një zonë pa shërbim celular.

Tani kompania publikoi shërbimin emergjent SOS përmes satelitit, që iu lejon përdoruesve t’ju shkruajnë shërbimeve të urgjencës, në zonat pa sinjal.

Shërbimi është i disponueshëm për klientët e iPhone 14 dhe është falas për dy vjetët e para.

Apple njoftoi funksionin e urgjencës në shtator, kur prezantoi linjën e iPhone 14 dhe shërbimi do të funksionojë për të gjithë përdoruesit e iPhone 14.

Për të mundësuar shërbimin, Apple tha javën e kaluar se do të shpenzonte 450 milionë dollarë me kompanitë amerikane, derisa pjesa më e madhe të parave do të shkojë për Globalstar, një operator satelitor me bazë në Luiziana.

Sipas Apple, kjo teknologji do të lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe me shërbimet e urgjencës në zonat pa sinjal celulari ose të Wi-Fi-s.

Gjithashtu, nëse përdoruesit duan të sigurojnë miqtë dhe familjen për vendndodhjen e tyre gjatë udhëtimit në një zonë pa sinjal, ata tani mund të hapin aplikacionin “Find My” dhe të ndajnë vendndodhjen përmes satelitit.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore