Jetesë & Stil

Anxhela Peristeri ka vetëfinancuar performancën e saj në “Eurovision”


Si rrallë herë, Shqipëria, këtë vit u shfaq me një skenografi të veçantë mbushur me efekte vizuale të cilat ndiqnin lëvizjet e kuruara të Anxhela Peristerit, gjatë kohës që ajo po performonte në cilësinë e këngëtares përfaqësuese në  skenën e – “Eurovision Song Contest 2021”.

Veshje, dukje, artist të grimit, producent e koreograf janë vetëm disa nga profesionet e ekipës përcjellëse të Anxheles që ishin me të gjatë provave dhe netëve finale në festivalin prestigjioz të këngës.

Por i gjithë ky ekip i gjerë ka edhe një kosto të lartë pagese, ndërsa buxheti i RTSH-së është i kufizuar duke mos pasur hapisrë për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet e këngëtarëve përfaqësues, në këtë rast as të Anxhelës.

Tekstshkruesi i këngës “Karma”, Olti Curri, me të cilën Peristeri edhe u paraqit në skenën gjigande të “Eurovision-it”, Olka zbuluar detaje rreth asaj se këngëtarja i ka mbuluar vetë të gjitha shpenzimet e performancës.

“Ky buxhet është përballuar nga Anxhela. Këtu Anxhela ka pasur dëshirë dhe e ka mbuluar Anxhela. Është një buxhet që nuk është i vogël. Sasha (artistja që u përkujdes interpretimin skenik) u dashurua me performancën e Anxhelës”, tha ai në emisionin “TempOra”.

Olti gjithashtu ka shtuar se Anxhela ka punuar intenzivisht në mënyrë që të paraqitet sa më mirë pranë publikut dhe vend nuk kanë zënë ankesat.

“Anxhela ka bërë prova non-stop dhe nuk pati një moment, ku të thotë ‘ndihem e lodhur’. I mbante mirë të gjithë, më thoshte mua, mos ma mërzit atë, mos ma mërzit këtë”, shtoi ai.

Mes të tjerash, Curri, ka treguar se pas performancës – “Anxhela Peristeri ka pranuar një ofertë për një koncert në Rusi”, duke mos dhënë më tepër detaje.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore