Shqipëria

AMP-ja nis verifikimet për ‘dekonspirim’ të operacionit të SPAK-ut


Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka njoftuar nisjen e verifikimeve për “rrjedhje informacioni”.

Kjo, lidhur me operacionin e zhvilluar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Policia e Shtetit një ditë më parë.

Gjatë saj u caktuan dhe u ekzekutuan masat e sigurimit personal të karakterit shtrëngues “Arrest në burg” për 32 shtetas, mes tyre edhe një punonjës policie.

Por, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano sqaroi se prej tyre u ekzekutuan vetëm 18 masa sigurie.

“Në përfundim të këtij operacioni, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore siguron opinionin publik dhe mediat se do të hetojë me seriozitetin maksimal çdo dyshim për rrjedhje të mundshme të informacionit nga punonjës të policisë, si edhe çdo përfshirje nëse ka, në aktivitete të paligjshme”, thekson njoftimi zyrtar i AMP-së.

Kush janë të arrestuarit?

Nano gjatë fjalës së tij tha se të arrestuar në disa IEVP janë Nuredin Dumani, 35 vjeç; Henrik Hoxhaj 40 vjeç; Altin Ndoci, 35 vjeç; Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç;  Skerdi Tasi, 31 vjeç; Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç; Ilirian Feci, 47 vjeç; Enver Diva, 43 vjeç dhe Besjan Xhixha, 31 vjeç.

Ndërsa gjatë operacionit u arrestuan Ardjan Uzuni, 56 vjeç; Leonard Palushi, 41 vjeç; Gentian Sharra, 48 vjeç; Fatos Gosa, 54 vjeç; Florenc Çekrezi, 35 vjeç; Petrit Qoli, 51 vjeç; Agron Qoli, 52 vjeç; Agron Qafa, 48 vjeç dhe Asllan Plaku, 30 vjeç.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore