Lajme

Ambasadori gjerman: De-eskalim dhe ri-angazhim, këto janë nevojat e kohës


Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde

Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, është shtuar presioni i bashkësisë ndërkombëtare mbi Qeverinë e Kosovës.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, ka thënë se pajtohet plotësisht më kolegun nga Ambasada Amerikane, Nicholas J. Giacobbe, i cili tha se duhet marrë hapa të menjëhershëm për të vendosur qetësinë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës.

“Plotësisht dakord. Vendosja e qetësisë dhe ri-angazhimi janë nevoja e kohës”, ka shkruar në Twetter ambasadori Rohde dhe ka bërë sher postimin e ambasadorit Giacobbe.

Ndërsa ushtruesi i detyrës së Ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Nicholas J. Giacobbe, pas takimit me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga ai hapa të menjëhershëm për të zvogëluar tensionet në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas vendimit të qeverisë për vendosjen e reciprocitetit me targa.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore