Sport

Agjenti i Lacroix dhe Thiaw takohet me Milan-in


Maxence Lacroix (Allemagne)

Milan-i u takua me agjentin që përfaqëson Malick Thiaw dhe mbrojtësin e Wolfsburg, Maxence Lacroix, i cili është lidhur vazhdimisht me ta.

Sipas “Calciomercato.com”, agjenti Gordon Stipic vizitoi selinë e Milan-it për një diskutim me drejtorët e klubit.

Thiaw është nën kontratë deri në qershor 2027, por nuk është aspak e garantuar se ai do të qëndrojë në “San Siro” pas një sezoni zhgënjyes.

Gazeta gjermane, “Bild”, raporton se për Thiaw ka interes nga Bayern Munich dhe Real Madrid.

Stipic gjithashtu përfaqëson Lacroix, i cili ka qenë prej kohësh një objektiv i kuqezinjve dhe mbushi 24 vjeç muajin e kaluar.

Qendërmbrojtësit të Wolfsburg-ut do t’i skadojë kontrata verën e ardhshme. Kjo ndikon duke ulur vlerën e tij të transferimit nëse gjermanët duan të shmangin humbjen e tij falas.

Lacroix bëri lëvizjen nga FC Sochaux te Wolfsburg për 5 milionë euro në verën e vitit 2020 dhe ai gjithashtu ka raport të mire me golin, duke shënuar katër herë në 26 paraqitje në Bundesliga këtë sezon.

Ai do të shihej si një zëvendësues i ri për Simon Kjaer, të cilit po i vjen fundi i kontratës.

Milan-i përballet me konkurrencë për Lacroix, i cili gjithashtu është përmendur rreth Juventus-it nëse Gleison Bremer shitet.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore