Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë, ka raportuar 9 të vdekur nga COVID-19 dhe 571 persona të infektuar.
Numri i të infektuarve vjen nga katër mijë e 351 mostra të marra nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës.
Sipas IKSHP-së në 24 orët e fundit janë shëruar 727 pacientë, duke e çuar në 81 mijë e 561 raste, numrin e përgjithshëm të të shëruarve.
Me më së shumti raste pozitive mbetet komuna e Prishtinës, me gjithsej 195 persona të infektuar derisa në komunat tjera numri i të infektuarve është më i vogël.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (80, 79, 66 vjeç), Ferizaj 1 rast (80 vjeç), Gjakovë 1 rast (65 vjeç), Lipjan 1 rast (81 vjeç), Rahovec 1 rast (48 vjeç), Shtime 1 rast (81 vjeç), Vushtrri 1 rast (58 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 97 mijë e 467 raste nga 471 mijë e 4 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1 mijë 976 raste të vdekjes.
Një ditë më parë, si pasojë e infektimit me coronavirus, jetën kanë humbur 7 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
A negocioi KFOR-i për tërheqjen e grupit të Radoiçiçit – komiteti i NATO-s konstaton, misioni paqeruajtës e mohon, qeveria hesht
-
Egnatia fiton titullin e parë në historinë e klubit në Superiore
-
Hamasi nga Rafahu shënjestron Tel Avivin, pse tani
-
Nga Basquiat te Warhol: Ja se si ndryshoi gjithçka në artin e 1984-s