Zgjedhjet presidenciale: Osmani bindshëm fitues në kampin shqiptar, balotazhi mes Pendarovskit dhe Siljanovska-Davkova
Me mbi 90 për qind të votave të numëruara, saktësisht 91,47 për qind, në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, në kampin shqiptar fitues absolut me më shumë se 30 mijë vota diferencë ka dalur kandidati i “Frontit Evropian”, Bujar Osmani, ndërsa në kampin maqedonas ajo e VMRO-DPMNE-së, Gordana Siljanovska Davkova.
Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) në Maqedoni të Veriut, Bujar Osmani, ka marrë plotë 112 mijë e 368 vota, apo 13.60 për qind, duke u renditur i treti nga shtatë kandidatë gjithsejtë që ishin.
Ndërsa, kundërkandidati i Osmanit në kampin shqiptar nga radhët e koalicionit “VLEN”, Arben Taravari, i renditur i katërti, ka marrë 79 mijë e 211 vota, përkatësisht 9.59 për qind.
E para në garën presidenciale ka dalur kandidatja e partisë nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, Gordana Siljanovska Davkova, me 330 mijë e 270 vota, apo 39.98 për qind.
Ajo pasohet nga presidenti aktual, Stevo Pendarovski, i përkrahur nga LSDM-ja, i cili ka marrë 164 mijë e 697 vota, përkatësisht 19.94 për qind.
Duke qenë se asnjë kandidatë nuk ka marrë më shumë se 50 për qind, atëherë për president të Maqedonisë së Veriut, do të ketë edhe një raund tjetër të zgjedhjeve presidenciale, që do të mbahet më 8 maj, së bashku me ato parlamentare.
Gara në balotazh do të zhvillohet mes Siljanovska Davkova të VMRO-DPMNE-së dhe Pendarovski të LSDM-së.
Pos këtyre në garë kanë qenë edhe tre kandidatë të tjerë maqedonas.
Maksim Dimitrievski, i cili ka fituar 72 mijë e 933 vota, apo 8.83 për qind, kandidatja e “Levicës”, Biljana Vankovska Cvetkovska, që ka grumbulluar 36 mijë e 614 vota, apo 4,4 për qind, dhe Stevco Jakimovski me 7 mijë e 632 vota, apo 0.92 për qind.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE
-
Dështimi i Kosovës në KiE: Reuten: Gjermania, Franca dhe Italia iu përulen Serbisë
-
Kurti, ambasadorit britanik: Faleminderit për mbështetje për anëtarësim në KiE
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE