Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qenë e pranishme për të përuruar Muzeun e Krushës së Madhe të Rahovecit, ku në luftën e fundit në Kosovë, u vranë 243 persona nga forcat serbe, teksa të njëjtët dogjën edhe 893 shtëpi.
Osmani në 25 vjetorin e masakrës në këtë fshat, ka thënë se inaugurimi i këtij muzeu do të jetë në funksion të thirrjes për drejtësi, ndërsa ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
“Sot jemi këtu të gjithë së bashku për ta kujtuar një mizori ku regjimi gjenocidial i Serbisë ekzekutoi qindra burra, djem, fëmijë edhe gra shtatzëna. Jemi këtu për të kërkuar që të zbardhet fati i të zhdukurve. Sot jemi këtu për të kujtuar edhe intelektualin Ukshin Hoti. Mbi të gjitha sot jemi këtu për ta institucionalizuar kujtesën tonë kolektive”, tha Osmani.
“Ky muze është në funksion të thirrjes sonë të përbashkët në drejtësi e cila akoma mungon. Ne nuk duhet ta harrojmë rrugën nëpër të cilën kemi kaluar. Pikërisht në krye të këtij mision kanë qenë krushjanët”, ka shtuar ajo.
Tutje e para e shtetit potencoi se serbët dështuan të përfundojnë misionin e “shfarosjes së popullit shqiptar”, derisa u zotua se asnjëherë nuk do të ndalohet së kërkuari që autorët e krimeve të luftës të dalin para organeve të drejtësisë.
“Ata nuk ja dolën në mision e shfarosjes së popullit shqiptarë. Duke kujtuar viktimat e mizoreve kujtojmë dinjitetin e tyre e sakrificën e tyre. Familjet kanë nevojë për liri, Kosova ka nevojë për drejtësi. Zërat e viktimave ende kumbojnë”, theksoi Osmani.
“Prej sot ky muze do të jetë në funksion të atyre për krimet që Serbia i kreu për qytetarët e Kosovës. Ky muze sikur se liria jonë janë rezultat i sakrificës sonë për liri dhe sakrificës së aleatëve tanë. Ky muze është historia jonë e dhimbshme por uroj që të mos jete historia e askujt. Asnjë here nuk ndalojmë së kërkuari që autoret të dalin para drejtësisë”, ka shtuar ajo.
Ndryshe, Krusha e Madhe përkujton këtë të martë të vrarët dhe të masakruarit nga forcat serbe, ku nuk janë kursyer as gratë, fëmijët dhe pleqtë nga forcat serbe të cilët kishin vrarë dhe masakruar 243 persona.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani takohet me Hillary Clinton-in: SHBA-ja vazhdon ta ndihmojë Kosovën
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
Lajmet kryesore
-
Dekarbonizimi i ndërmarrjeve energjetike të BP-së: Plane ambicioze por fleksibël, me fokus në investime dhe teknologji të reja
-
Arrestohet IT i Gjykatës së Korçës, kancelarinë e ktheu në bazë prodhimi të dokumenteve false
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE