Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, njoftoi se në takimin që zhvilloi të martën në Beograd me ambasadorin rus, Aleksandar Botsan-Kharçenko, shfrytëzoi mundësinë që t’ia dërgojë një letër presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, jo vetëm për t’ia uruar fitoren në zgjedhjet presidennciale ruse, por edhe për ta njoftuar mbi zhvillimet e fundit dhe situatën aktuale në Kosovë.
“Unë e shfrytëzova rastin për t’ia dorëzuar ambasadorit Botsan-Kharçenko një letër për presidentin Putin, në të cilën përveç urimit për fitoren zgjedhore, shpjegova situatën e vështirë me të cilën përballet populli serb në Kosovë, sfidat politike me të cilat përballet Serbia në përgjithësi, ndërsa falënderova Rusinë për mbështetjen që i jep integritetit territorial të Serbisë”.
Putini fitoi një mandat të pestë në dritën pushtimit rus të Ukrainës, duke marrë mbi 80 për qind të votave në një proces zgjedhor që u kontrollua nga vetë ai. Sundimi i Putinit do të zgjasë deri në vitin 2030, ndërsa pas ndryshimeve kushtetuese në vitin 2020 në Rusi, ai do të mund të kandidojë përsëri dhe potencialisht të qëndrojë në pushtet deri në vitin e largët 2036.
Duke folur për planet e presidentit rus pas zgjedhjeve, ish-zyrtarja e Agjencisë së Inteligjencës dhe Mbrojtjes (DIA) së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Rebekah Koffler, paralajmëroi se inteligjenca ruse ka të ngjarë të kryejë disa operacione që synojnë destabilizimin e Kosovës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Bajrami: Kurti të japë dorëheqje – ka dështuar
-
Nis takimi i Osmanit me nënsekretaren amerikane Elizabeth Allen
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Nënsekretarja amerikane: Me Osmanin diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit