Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë prezantimit të rezultateve analitike mbi aftësitë operacionale të Forcave të Armatosura të Serbisë (SAF) për vitin 2023, tha se vendi duhet të pajiset me një numër të madh të dronëve kamikaze, duke vlerësuar se kjo do të kontribuojë në kapërcimin e aftësive mbrojtëse të fqinjëve rajonalë në Ballkanin Perëndimor.
Vuçiç, pas takimit ku u prezantuan rezultatet analitike të aftësive operacionale dhe funksionale të ushtrisë serbe dhe ekspozimit statik të armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake ushtarake, theksoi se nga buxheti i paraparë për ushtrinë më së shumti para do të shkojnë për rritjen e pagave, ndërsa përmendi doktrinën ushtarake të mbrojtjes totale.
Gjatë një vizite në kazermën ushtarake “Topçider” në Beograd më 30 janar, presidenti serb njoftoi se janë ndarë para nga buxheti i Serbisë për “701 sisteme komplekse të armëve nga industria vendase” dhe se “më shumë se 850 të tjera” do të prokurohen në vitet në vijim, përfshirë sistemet ruse – rreth 740 milionë euro (804 milionë dollarë) për pajisje të reja ushtarake.
“Nëse shikoni se si po armatosen fqinjët rreth nesh, ne në përputhje me rrethanat duhet të forcojmë mbrojtjen – mbrojtjen totale. Ne jemi i vetmi vend neutral, ne nuk kërcënojmë askënd, integriteti ynë territorial është kërcënuar dhe në botën moderne, ku çmenduria po vazhdon, ne duhet të jemi gati”, deklaroi ai, duke përmendur shërbimin e detyrueshëm ushtarak.
Doktrina ushtarake e Serbisë bazohet në konceptin e mbrojtjes totale – një term që nënkupton se në rast lufte apo emergjence kombëtare, të gjithë sektorët e qeverisë dhe ekonomisë – sikurse ushtarake, ashtu edhe civile – janë të përfshirë drejtëpërdrejtë në planifikimin e mbrojtjes.
“Ne jemi të vegjël dhe të dobët, por jemi shumë të përgjegjshëm e seriozë dhe gjithmonë në gjendje të ruajmë territorin e Serbisë: jemi të vegjël në krahasim me të mëdhenjtë – problemi më i rëndësishëm për ne është fuqia punëtore, por morali në ushtri është më i lartë se kurrë”, theksoi Vuçiç.
Arsyeja pse Serbia do të rrisë shpenzimet në fushën e mbrojtjes në vitin 2024, konsiderohet të jetë ndjekja e hapave të Kosovës, posaçërisht pas aprovimit të kërkesës për blerjen e sistemit anti-tank “Javelin” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe blerjen e dronëve kamikaze të prodhimit turk “Bayraktar (Flamurtar) TB-2” në mesin e vitit 2023.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Allen pas takimit me Osmanin: Diskutuam për udhëtimin euroatlantik të Kosovës përmes Asociacionit
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Franca irriton aleatët duke ftuar Rusinë në ceremoninë e “Ditës D”
Lajmet kryesore
-
Cameron në Shqipëri, shpalos programin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Tani Netanyahu është i rrethuar nga gjeneralët dhe vendi është me Ushtrinë
-
Osmani: Rusia përmes satelitit të saj Serbisë paraqet rrezik aktiv për de-stabilizim të rajonit