Partia Socialdemokrate e Kosovës (PSD) këtë të dielë (27 janar) do të mbajë Kuvendin Zgjedhor, rreth një muaj pas pezullimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa sipas njoftimit për media të PSD-së, kuvendi do të fillojë në ora 11:00 në “Orion Conference Center” në Prishtinë.
KQZ-ja pezulloi PSD-në në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, duke i dhënë afat 45 ditë për të mbajtur Kuvendin Zgjedhor. PSD-ja udhëhiqet nga ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj, ndërsa ky subjek politik përbëhet kryesisht nga ish-zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
PSD-ja organizon vazhdimisht aksione simbolike kundër partisë në pushtet, posaçërisht mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi nën kujdesin e Bashkimit Evropian (BE) dhe gjyqin kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë të Holandës.
Gjithashtu, paga bazë, themelimi i një institucion të veçantë të përkujdesjes shoqërore, zvogëlimi i pabarazive e shëndetësia e mirë publike, janë disa nga prioritetet që artikulohen nga PSD-ja, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ndryshojë diçka në udhëheqjen e këtij subjekti pas Kuvendit Zgjedhor.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit