“Gati për mbajtjen e takimit ministror të OSBE-së”, Osmani për takimin në Shkup ku do të marrin pjesë Blinken e Lavrov
Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Bujar Osmani, përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet për Këshillin e 30-të ministror të kësaj organizate që do mbahet në Shkup.
“Ky është transformimin i sallës ‘Boris Trajkovski’. Gati për mbajtjen e takimit të 30-të ministror të OSBE-së! Jam i nderuar që kemi mundësinë të organizojmë një nga ngjarjet më të mëdha të mbajtura ndonjëherë në vend”, ka shkruar Osmani.
“Gjatë vitit të kaluar, Maqedonia e Veriut, si kryesuese e organizatës më të madhe rajonale të sigurisë, OSBE-së, ka treguar se ka një kapacitet të madh për t’u përballur me të gjitha sfidat, krah për krah me vendet më të zhvilluara në Evropë”.
Këshilli Ministror i OSBE-së shihet si një ngjarje kyçe në të cilën do të vendoset se si do të funksionojë organizata në të ardhmen, duke pasur parasysh pengesat dhe bllokadat e vazhdueshme të vendosura nga Rusia që nga nisja e pushtimit të Ukrainës shkurtin e vitit të kaluar.
Në Këshillin Ministror në Shkup që do të mbahet më 30 nëntor dhe 1 dhjetor do të marrin pjesë 76 delegacione, 57 nga shtetet anëtare të OSBE-së dhe shtetet e tjera partnere të organizatës.
Në këtë takim do marrë pjesë edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.
Pas pranisë së konfirmuar të Lavrovit, forumin vendosën ta bojkotojnë ministrat e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitri Kuleba dhe të vendeve baltike – Estonia, Letonia e Lituania.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit