Griliç Radman kërkon mbështetjen e Italisë dhe Sllovenisë për hapjen e negociatave mes BeH-së dhe BE-së
Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grliç Radman, gjatë qëndrimit të tij në New York u ka bërë thirrje kolegëve të tij nga Italia dhe Sllovenia që të “avokojnë fuqishëm” për hapjen sa më parë të negociatave të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinës në Bashkimin Evropian.
Këto komente ai i bëri në takimin në mes të kryediplomatëve të Kroacisë, Sllovenisë dhe Italisë, në margjinat e seancës së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“I kërkova kolegut tim italian (Antonio Tajani) dhe koleges time sllovene (Tanja Fajon) që të avokojnë fuqishëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Bosnje e Hercegovinën në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Grliç Radman, raportojnë mediat kroate.
Bosnje e Hercegovina e mori statusin e kandidatit në dhjetor të vitit të kaluar.
Kryediplomati kroat theksoi se ai avokoi “për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në BE sa më shpejt të jetë e mundur, por në bazë të arritjeve të tij, pra kritereve të zgjerimit”.
Ndërkaq, ai pohoi se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet “t’i bashkohen politikës së përbashkët të jashtme dhe të sigurisë” së BE-së.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
BQE ushtron presion mbi bankat evropiane: Largohuni menjëherë nga Rusia – Moska kërcënon me shpronësim
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Kosova dhe ShBA-ja nënshkruajnë marrëveshje kundër manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja
Lajmet kryesore
-
Është “minimizuar” mundësia për të marrë antidepresivë pa recetë – Intervista e Albanian Post me Sadik Lalën, psikiatër
-
Promovimi i barazisë, përfshirjes sociale dhe mosdiskriminimit në Shqipëri
-
Sullivan pritet të takojë Netanyahun, i cili është nën presion politik
-
Mustafa: Ndërkombëtarët s’po e kërkojnë Asociacionin tim e të Thaçit, por Zajedincën e Kurtit