Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë kryer aktivitete të përbashkëta ushtarake me Gradën Kombëtare të Iowa-s.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në faqen zyrtare të FSK-së në Facebook.
“Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA, ku pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 të Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-a, që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet dhe ky ishte aktiviteti i radhës i cili thelloi edhe me tej bashkëpunimin ndërmjet dy njësive, e që do të vazhdoi me trajnime e aktivitetet tjera në të ardhmen.
Ndryshe, më 19 korrik, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, pati përshëndetur projektligjin e Senatit Amerikan, i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.
Sipas Mehajt, me këtë projektligj Forca e Sigurisë së Kosovës së bashku do të angazhohet në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA-të.
“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtarake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, kishte njoftuar Mehaj.
Kosova ishte nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 2023”, që pritej të mbahej nga 2 qershori, para se të përjashtohej nga ShBA-ja më 30 maj.
Kjo stërvitje e përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s bëhet çdo vit, në shkallë të gjerë dhe drejtohet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga kjo stërvitje e përbashkët, shtetet krijojnë gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë mes SHBA-ve, NATO-s dhe vendeve aleate.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë stërvitje ushtarake për herë të parë ishte bërë në vitin 2021, ndërsa rëndësia e kësaj stërvitje për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), është e shumëfishtë e njëra ndër to është edhe ndërtimi i mëtejmë i besimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Prodhimi i armëve”, Çfarë parashikon projektligji i hedhur në konsultim
-
Meloni detyrohet ta shtyjë vizitën për në Shqipëri – kontratë për menaxhimin e emigrantëve, por jo qendra
-
Grupi gjerman i akuzuar për komplot për grusht shteti del në gjyq
-
Mosanëtarësimi në KiE: Kurti s’flet për dështimet – sidomos nëse s’mund t’i fajësojë rivalët politikë