Skautët e Chelsea-t nuk u impresionuan nga sulmuesi i Napolit, Victor Osimhen gjatë humbjes 2:0 ndaj Monzas në fundjavë, thotë Il Mattino.
Osimhen, 24 vjeç, ka shënuar 23 gola këtë sezon për ta çuar Napolin drejt titullit tashmë, por e ardhmja e ndërkombëtarit nigerian është temë e një debati të madh.
Napoli thuhet se dëshiron një tarifë transferimi prej 150 milionë euro për ta lënë të largohet, me PSG, Bayern, Chelsea, Manchester United dhe Newcastle të gjithë të interesuar për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, me një kontratë deri në vitin 2025, Napoli nuk ka pse të dëgjojë oferta. Dhe duket se ata nuk do të marrin një nga Chelsea gjithsesi.
Napoli fituan kampionatin italian pas 33 vitesh, por u eliminuan nga Milan në Ligën e Kampionëve, ku sulmuesi nigerian nuk u vërejt fare.
Chelsea janë në kërkim të një sulmuesi qendror, por nuk kanë vendosur ende se kujt do t’i dërgojnë oferta.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Shqipëria “rrezikon përkeqësimin” e rezultateve në testin PISA – Intervistë e Albanian Post me Irida Xhurën, specialiste arsimi
-
Balla takim në Drejtorinë e Policisë Kombëtare të Spanjës: Thellojmë bashkëpunimin, grupe të përbashkëta hetimore për aktivitetet kriminale
-
Tre turistë spanjollë dhe një afgan u vranë nga një sulm në Afganistan
-
Serwer: S’ka kuptim që Kosova të kushtëzohet me themelim të Asociacionit për t’u anëtarësuar në KiE